Genc Drita
Gjykata e Apelit ka lënë në burg Kryetarin e Komunës Bërzhitë Genci Drita i cili akuzohet për korrupsion. Apeli la në fuqi masën e Gjykatës së Shkallës së Parë .
Drita akuzohet se i ka marrë 4500 euro ryshfet një biznesmeni.
Burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda bëjnë me dije se ky ryshfet i është marrë në këmbim të lejes së shfrytëzimit një biznesi.
Sipas Prokurorisë, Drita dhe shefi i tatimeve në komunën Bërzhitë u arrestuan në kushtet e flagrancës.
“Dy personat e mësipërm janë arrestuar pasi është provuar me përgjime dhe vëzhgime, dhe pasi i kanë marrë lekët”, bëhet me dije nga Prokuroria.
Po Saliut kur do i vije radha?