Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Arben Frrokut, i akuzuar, për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Seanca e sotme është shtyrë pasi sipas avokatit të Frrokut, Genc Gjokutaj, nuk ka dëshmitar për ngjarjen. Sipas avokatit, Prokuroria ndodhet në një moment të vështirë, duke pretenduar se dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia, Arben Ndoka, i cili u rrëfye sot për ngjarjen në fjalë, është i rremë.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura për arsye sigurie, ku nuk u lejuan as familjarët, dëshmoi përmes një video-konferenece, dëshmitari Ndoka, pa qenë i pranishëm në sallë.
Kjo ka ngritur edhe pretendimin e palës mbrojtëse e cila pretendon se Prokuroria nuk ka një dëshmitar okular të vrasjes së Lamajt.
Nga ana e saj, organi i akuzës, e konsideron Ndokën, si dëshmitarin kyç të ngjarjes.
Vetë dëshmitari Ndoka pretendon se e ka parë Frrokun në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e 24 shkurtit kur Dritan Lamaj u qëllua me armë teksa do të lëvizste me makinë pranë banesës së tij në kryeqytet
Biznesmeni Arben Frroku u arrestua më 25 shkurt të 2013-ës në Selanik nga Policia greke si i dyshuari i drejtësisë shqiptare për këtë krim.
Primitivitet! Akoma bazohen ne deshmi okulare per zgjidhjen e krimeve!
mire mire do ti gjejme ne ty deshmitaret okulare http://bit.do/VIPA-shqiptare-debile