ILDKP gjobit 10 zyrtarë të niveleve të ndryshme

23 Shtator 2014, 11:34Kronika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave gjobit 10 zyrtarë të niveleve të ndryshme për shkak të shkeljeve të afateve ligjore në deklarimin e pasurisë.

ILDKP bëri të ditur se pas verifikimit për dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, ka konstatuar shkelje per një dhjetë zyrtarë të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk kanë dorëzuar në afat deklaratën e interesave private.

Në këto kushte, ILDKP ka vendosur masën administrative “gjobë” për dhjetë subjektet deklarues të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private, konkretisht: Saliko Hajno, Bujar Çiçi, Sotiraq Stratobërdha, Thoma Janku, Luan Jonuzi, Qamil Korça, Hazbi Lika, Artur Mita, Edvin Brokaj, Irfan Hysolli.

Inspektorati i Lartë, u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.

7 komente në “ILDKP gjobit 10 zyrtarë të niveleve të ndryshme”

  1. wer says:

    Qeveri masash dhe shterngesash.

    1. Gjenerali Bato says:

      Po ku e rruajne keta per gjobat tuaja o maskarenj?! 500 mije leke te vjetra ata i harxhojne ne dite. Sekuestrojini pasurine e padeklaruar dhe dergojini per ndjekje penale. Rilindje karagjoze!

  2. Lexuesi says:

    Europa nuk e ka kështu me gjoba. Çdo pasuri e pa deklaruar e çdo lloje qoftë sekuestrohet nga shteti

  3. tema says:

    ILDKP -ja do te tregoje se kryen detyren e saj kur te gjobise dhe te coje per ndjekje penale ndonje minister, deputet apo drejtor drejtorie.
    Me keto e,ra qe ka gjobitur,,,,,, populli thote: Me ka cu halla me la gojen.

  4. zheni says:

    disa prej ketyre nuk duhet te jene fare nepunes shteti. Turp ku arriti administrata.

  5. niko says:

    Po z. Hajno gjeti ILDKP te gjobise. Ai shquhet si prokuror karriere shume korrekt dhe i ndershem. Edhe pse dole ne pension, respekt për ju z. Prokuror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje