Jam Motër Maria Kaleta! Në moshën 10-vjeçare kam nigjuar thirrjen e Zotit, pa dijtë çka don me thënë rregulltare.
Kështu e nisi rrëfimin e saj, e mbijetuara nga krimet e komunizmit, gjatë kremtimit të lutjes së Mbramënores, që u zhvillua në Katedralen e “Shën Palit”, ku ishte i pranishëm Ati i Shenjtë dhe 800 meshtarë, motra, rregulltarë, e përfaqësues të lëvizjeve laike në vend.
Kam kenë vajzë e vetme, por kam pasë Axhën meshtar; lutjet dhe këshillat e tij me ndihmuan shumë e pranaj ju kushtova kësaj rruge.
Ai ishte don Ndoc Suma, i cili ka vuajtur shumë në kampet e ndryshme për 8 vjet me rradhë. Sot ndihem e lumtur kur shof se në rreshtin e katërdhjetë martireve që janë në proçesin e kanonizimit ndodhet Ai dhe ajo grua e vetme – Marie Tuci – me të cilën ishim shoqe, edhe ajo Stigmatine.
Për 7 vjet kam jetuar në kuvendin e motrave stigmatine, mandej qeveria ateiste na dëboi dhe kështu u ktheva tek prinderit e mi në shërbim të Axhës i cili ishte në burg siç thashë më parë. Mbas vdekjes së prinderve kam jetuar vetëm, me dëshirën që të mbaja gjallë fenë ndër zemrat e besimtarëve në mënyrë të fshehtë.
Zoti më mbajti me një fe aq të gjallë saqë më shtynte t’ua dhuroja edhe të tjerëve duke pagëzu jo vetëm femijtë e fshatit, por edhe të gjithë ata të cilët më kanë ardhë në derë kur kisha sigurinë se nuk do të më padisnin.
Ka shumë ngjarje që më kanë shoqëru përgjatë këtyre viteve ku publikisht të shfaqje besimin. Më thjeshtësinë e zemres po ju tregoj një ngjarje. Isha tuj u kthy për në shpi nga puna e kooperativës. Gjatë rrugës dëgjoj një zë që më thërriste. Një grua me një femije ne krah me arriti me vrapin e saj. Kerkesa e saj ishte me i pagezu foshnjen qe mbante ne krah.
Nga frika, pasi qe e dija se ajo ishte gruaja e nje komunisti, i them se nuk kam me ca ta pagezoj, pasi qe jemi ne mes te rruges. Ajo, nga dëshira e madhe që kishte, më thotë se kanali perbri ka ujë. Unë i them se nuk kam me ca ta nxjerr atë uje. Ajo vazhdonte të më lutej për pagëzimin e vajzës. Unë, duke pa fenë e saj, hoqa opangen prej kauçuku që kisha veshë. Me të nxora ujë prej kanalit dhe e pagëzova.
Falë njohjes së meshtarëve kam pasë fatin të mbaj në një komodinë të Shenjterueshmin Sakramend, kështu në raste të njerzve të sëmure që dergjeshin në shtratin e vdekjes. Kam kryer shërbimet e fesë, nuk e di se si, në fakt sot kur e mendoj, me duket e pabesueshme, si kemi duru ato vujtje te tmerrshme, por them me plot bindje se i madhi Zot na ka dhënë forcën, durimin dhe shpresën.
Ashtu sikurse me egjren e shëmbëlltyres Zoti priti “priti” pjekjen e plotë para se ta shkulte nga gruni. Edhe pse koha qe e gjatë dhe puna e kooperativës tepër e vështirë, prapseprap Zoti atyre qe i therret ua jep forcen e vet. Ne fakt në fund ai mi shperbleu te gjitha vuajtjet e mia edhe ketu ne toke. Mbas sa viteve te regjimit u rihap Kisha e une pata fatin me u gjete si rregulltare, fat te cilin per sa vite e deshirova sikurse te gjithe meshtaret e murgeshat e vendit tone.
Në kët ditë fatlume nuk e dij se si mund ta falenderoj t’Madhin Zot, derisa pata fatin edhe me taku Shënjterine Tuaj, me kërku bekimin për veten, Axhen Prift e Motrat Stigmatine, për famulline ku kam lindur e famulline në të cilën kam shërbyer deri me sot, per Ipeshkvinjte, meshtaret e rregulltaret, per mbare Kishen e popullin shqiptare. Amen
Perse eshte I shenjte ky pape.veteshpallje.genjeshtra dhe mashtrime.vatikani eshte korrupsion.imoralitet.
Respekt dhe mirenjohje !