Kryeministri  dhe anëtarë të qeverisë mbrijnë në Rinas për të pritur Papën

21 Shtator 2014, 08:39Kronika TEMA
Kryeministri  dhe anëtarë të qeverisë mbrijnë

Kryeministri dhe anëtarët e qeverisë që do të presin Papën Francesk kanë mbritur në Rinas. Papa pritet të zbres rreth orës 9, do të ketë një bisedë të shkurtër formale me kryeminstrin Rama dhe do të niset në Tiranë për vizitën zyrtare.

Papa është nisur nga Roma rreth orës 7 30.

Vizita do të jetë një maratonë prej 11 orësh, gjatë së cilës Françesku do të takojë krerët shqiptarë, do të celebrojë një meshë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, më pas në Universitetin e Këshillit të Zonjës së Mirë do të përshëndesë krerët fetarë, dhe do të mbledhë në katedralen e re rininë katolike për mbrëmësoren. Kjo ditë, historike për gjithë shqiptarët do të përfundojë në një qendër sociale, “Bethanie”, rreth 20 kilometra larg nga Tirana, ku do të takojë fëmijë jetimë.

3 komente në “Kryeministri  dhe anëtarë të qeverisë mbrijnë në Rinas për të pritur Papën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje