Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë publikuar masat e plota për vizitën e Papa Françeskut të dielën.
Me këtë rast, lëvizja në Tiranë ditën e dielë do të jetë pothuajse e bllokuar si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët.
Më poshtë masat e detajuara të policisë:
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.
Më urdhër të kryeministrit, është ngarkuar ministri i Punëve të Brendshme me detyrën e organizimit dhe bashkërendimit të punës së të gjitha institucioneve të përfshira për marrjen e masave të sigurisë gjatë veprimtarive që do të zhvillohen me rastin e vizitës së Papës në Shqipëri. Në zbatim të këtij urdhri, ministri i Punëve të Brendshme ka caktuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë si drejtues i operacionit për sigurinë e vizitës së Papës.
Grupi i Punës për sigurinë e Papës përfshin të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në zbatimin e këtyre masave:
-Policia e Shtetit
-Shërbimi Informativ Shtetëror
-Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes
-Garda e Republikës,
-Drejtoria Përgjithshme e Emergjencave Civile
Në këtë kontekst është hartuar e vënë në zbatim një plan i posaçëm masash me detyra konkrete për të gjitha strukturat e policisë dhe të gjithë institucionet e përfshira me përgjegjësi konkrete për sigurinë e vizitës së Papës në Shqipëri.
Policia e Shtetit do të kalojë në gatishmëri të përforcuar në të gjithë vendin, ndërkohë që 2500 forca policore do të jenë të angazhuara me detyra konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara.
Janë marrë masa të gjithanshme duke nisur nga Pikat e Kalimit Kufitar e deri në brendësi të territorit.
Policia e Shtetit bën me dije publikun se do të ketë kontrolle të shtuara policore në të gjitha akset rrugore, si dhe në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet. Në zonën ku do të zhvillohet aktivitetet e parashikuara në axhendën e vizitës, masat e sigurisë dhe prezenca e punonjësve të Policisë së Shtetit me uniformë dhe civilë, do të jetë maksimale.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit u kërkon të gjithë qytetarëve të kufizojnë në maksimumin e mundshëm lëvizjet me automjetet e tyre në të gjitha akset rrugore të qytetit të Tiranës, si dhe akset që lidhin kryeqytetin me zonat përreth tij gjatë ditës së vizitës së Papës.
Policia do të jetë në gatishmëri të plotë për të shoqëruar të gjitha autoambulancat në rastet e emergjencave shëndetësore.
Lëvizja e automjeteve
-Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 20:30 e datës 20.09.2014 deri në orën 19:00 të datës 21.09.2014 në Sheshin Nënë Tereza, i kufizuar me rrugët “Skerdilajd Llagami„ dhe “Abdyl Frashëri„.
-Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00-19:00 të datës 21.09.2014 në të gjitha rrugëkalimet që të çojnë drejt Sheshi Nënë Tereza, Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe Sheshit Skënderbej. (Lista e akseve rrugore bashkëngjitur këtij njoftimi).
-Do të ndalohet parkimi i të gjithë automjeteve duke filluar nga ora 12:00 e datës 20 shtator e deri në ora 20:00 të datës 21 shtator në akset rrugore:
o Bulevardi Dëshmorët e Kombit
o Bulevardi Zogu I
o Bulevardi Zhan D’Ark
o Bulevardi Gjergj Fishta
o Rruga e Durrësit, nga mbikalimi i Kamzës – Sheshi Shqiponja – Sheshi Skënderbej,
o Rruga e Elbasanit
o Rruga e Kavajës
o Rruga Abdyl Frashëri
o Rruga Sulejman Delvina
o Rruga Muhamet Gjollesha
o Rruga Ibrahim Rrugova nga sheshi Frederik Shopen – Gjykata e Lartë – Banka e Shqipërisë deri te rruga e Durrësit.
o Rruga e Dibrës.
o Aksi Unaza e Re – Sheshi Shqiponja – Ura te Shkolla Teknologjike – Rruga e Kavajës.
-Nuk do të lejohet qarkullimi në të gjitha akset rrugore të Tiranës i automjeteve të tonazhit të rëndë mbi 7.5 ton, pasi krijojnë vështirësi në qarkullim.
-Automjetet e mbyllura, mjete te transportit të mallrave me karroceri të mbyllur do tu nënshtrohen kontrolleve policore në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa drejtuesit e tyre do të shoqërohen në polici, nëse konstatohet lëvizja e tyre pa objekt të përcaktuar.
Lëvizja e automjeteve që do të transportojnë pelegrinët
-Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Veriu i Shqipërisë do të devijojnë lëvizjen tek Sheshi Shqiponja përmes Unazës së Re, duke kaluar tek rruga e Kavajës drejt kryqëzimit tek “21 Dhjetori„ ku do të zbresin pelegrinët. Më pas parkimi i autobusëve do të bëhet në Unazën e Re.
-Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Jugu i Shqipërisë do të qarkullojnë përmes aksit Plepa- Ndroq-Kombinat, duke kaluar tek rruga e Kavajës drejt kryqëzimit tek “21 Dhjetori„ ku do të zbresin pelegrinët. Më pas parkimi i autobusëve do të bëhet në Unazën e Re.
-Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Juglindja e vendit do të kalojnë përmes Unazës së madhe dhe më pas tek Kopshti Zoologjik do të bëhet zbritja e pelegrinëve dhe njëkohësisht parkimi i autobusëve.
-Për automjetet me të cilat do të bëhet transporti i personave me aftësi të kufizuar pjesëmarrës në aktivitetet, parkimi i tyre do të bëhet tek Fakulteti Filologjik.
Lëvizja e autobusëve me pelegrinë do të lejohet deri në orën 08:00. Pas orës 08:00 asnjë autobus nuk do të lejohet të hyj në qytet.
Lëvizja e qytetarëve që do të marrin pjesë në aktivitet
-Në të gjithë perimetrin që rrethon Sheshin Skënderbej, Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe Sheshin Nënë Tereza janë vendosur 27 pika kontrolli, ku do të realizohet kontrolli i të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni me detektor metalesh, lëndësh eksplozive dhe pajisjesh të tjera speciale për kontroll e mbikëqyrje.
-U kërkohet të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni që të kalojnë përmes këtyre pikave të kontrollit. Nëse tentojnë të kalojnë jashtë këtyre pikave do të shoqërohen në Komisariatet e policisë.
-Personat që do të marrin pjesë në ceremoni me ftesa, bashkëngjitur ftesës duhet të kenë edhe kartën e identitetit. Nga ana e policisë do të bëhet kontrolli me listat përkatëse në pikat e kontrollit dhe nuk do të lejohen personat që nuk kanë kartat e identitetit. Personat që kanë ftesë por nuk do të figurojnë në listat që ka Garda apo Policia e Shtetit në pikat e kontrollit do të shoqërohen në ambientet policore.
Lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit dhe fshatit Bubq
-Aksi rrugor në drejtim të Rinasit do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në orën 10:30.
-Të gjitha akset rrugore në drejtim fshatit Bubq do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në ora 19:00.
-Aksi Bubq – Rinas do të jetë i bllokuar nga ora 17:00 deri në 20:30.
-Qytetarëve që kanë lëvizje drejt aeroportit u kërkohet që të shfrytëzojnë hapësirat jashtë këtyre harqeve kohore për shkuar në Rinas.
Këshilla për qytetarët që do të marrin pjesë në ceremoni
-Qytetarët që do të marrin pjesë në ceremoni të evitojnë veshjet e rënda, pasi nga policia do të ketë kontrolle trupore.
-Nuk duhet të kenë me vete çanta shpine apo valixhe të ndryshme.
-Të mos mbajnë sende të forta apo objekte të tjera që mund të jenë të dyshimta për forcat e policisë.
-Nuk do të lejohet mbajtja e shisheve të qelqit. Rekomandohet përdorimi i shisheve plastike për ujë apo pije të tjera freskuese.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ftojnë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e përpjekjes së përbashkët për të garantuar siguri maksimale për vizitën e Papës duke telefonuar policinë në numrin 129 për të gjitha rastet kur ata do të konstatojnë diçka të dyshimtë.
Papa dhe shtet-rrethimi
Shut the [email protected]@k up,legen,dhe dil ne shesh te respektosh Papen,megjithese je Ortodoks.
Mos mer arme me vete dhe mos hidh gure(po qe se nuk ke bo as1 mekat hidh) apo sende te forta kunder kreut te Kishes Katolike.
Ore idiot me brire, une po bej pak shaka ketu ti hidhesh me urrejtje. You shut the &^*% up dhe tregohu me i sjellshem.
Duket se nuk e bo dot dallimin midis Shakase dhe Cinizmit,ti “enter”.
Ishe CINIK,ne komentin tat,dhe jo Shakator,sikur pretendon.
Skem pse te jem cinik…fundja as me Papen skam gje une.
Nese do te flasim seriozisht, ta ka dhene pergjigjen Lubonja. Lexoje pak.
Ne jemi fasade.
E bej dallimin une e bej, por kam hallin me ju, qe te paren mundesi qe keni nuk tregoheni te civilizuar.
Nejse…vt
Kuptohet nga masat qe PAPA po shkon ne Afganistan jo diku ne Evrope.
Paria ta keqyri rehat-rehat kurse populli si legen te skankohet si qen ?
Shpresoj mos kujtohet me per 50 vjet, te kthehet ketej – se s’ja kemi borxh shtet-rrethimin e qytetit.
Ju z.Dean, beni nje te mire vetes dhe komentuesve.
Shkoni te vizitoheni zoteri nje ore e me par !
Do benit mire gjithashtu te shkruani edhe diagnozen qe do konstatoj mjeku,
[pamvaresisht se eshte e kuptueshme nga se vuani].
Ne kete menyre do justifikoni sjelljen tuaj te ulet karshi komentuesve qe nuk “guxojn” te shprehin mendimin e tyre dhe te mos urdherohen nga ju te shprehen sipas mides suaj…, duke i stolisur ne te kundert me epitetet e tuaja ordinere!
Respekt!
shum mir bravo saimir
ore po kemi shtet ne, na nderuan
Kujdes sunitet,PABESIA eshte tipar qe i karakterizon ketu e 600vjet…..
fole dhe ti o dobic suniti!?.Nuk na the cfare mendon janulla per viziten e papes.Te fala kryepis kopit.
Hajde masa hajde. As kur erdhi presidenti amerikes skishte kaq shume masa.
wow wow e tmerrshme
Kam qene ne shkoder ne 93-in klur erdhi Papa Jon Pali por kurr skam pare rregulla te tilla
Jane tonat apo i jane kerkuar nga garda e vatikanit kto masa
Duket sikur PAPA po shkon ne kufirin palestini-izrealit
Gjithsesi mendoj se ne ne shqiperi gjithcka e kemi me tepri
Po hale rrugeve do vene ,qe te pakten me kete shtetrrethim te dhitemi rehat ,se deri sa te shkojme ne shtepi jemi katranosur nga breket
Po mir makinat qe parkohen ne keto akse sepse njerezit banojne aty, ku do shkojne apo ti fusin ne byth??
-Po ne qe nuk duam ta presim papen si te dalim jasht Tirane?
Edhe ne nuk besojme ne islam por sa here keni feste e bllokoni bulevardin. Keshtu qe njehere respektoje edhe ti papen
Booboo…Po sikur te kete ndonje hall ndonjeri,do jete i semure ose duke vdek?ca ti themi,prit sa te mbaroje papa meshen??Po ato qe kane pre bileta per rinas si do ja bejne?ke orarin per tu nis ne 10:30,shko ne aeroport qe ne 07:00Skandal..mir qe nuk paskan bllokuar gjith shqiperine…Jep ndonje urdher me mir o sajmire motra,gjith ne shtepi te dielen,kush shikohet rrugeve do qellohet..
3 dite dhe harrohet papa
-te bllokosh 100 m bulevard dhe te bllokosh nje tirane nuk eshte njelloj.
e c’ka ban me ardh bre pape .mu lodh kot rrugeve te shqypnis.
politikant tane ngelen tu vjedh shtetin .
kan vjedh buxhetet e shteit 24 vjet me radh, Thesarin e shtetit e vodhen dy hera,njiher meta-byrisha hert tpar, e tani meta-rama -cani eshejtani me tbir.
a ban me i sjell nrrugt zotit kta politikant shqyptar Pape ?
nqs jo s’ke pse mu lodh kot , sa per prralla m’kish na tregojn kto kar,dinalt tane ,qy kena ktu nShqypni.
Vec kij kujdes .mos tako gjarprin e zi berisha se pasha perenin ,ka met’helmu.
hajt pra udha mbar tqoft.
nqs sheshi do te kete me shume sunite sesa katolike,me mire te serviret nje big torte sesa nje meshe:
http://www.youtube.com/watch?v=fCQipVxjS10
Tirana do jet ne qender te botes tregojeni kulturen shqiptare te fan noli Luigi gurakuqi eshum figura T etjera
Personaat qe nuk duan te presin papen te shkujne per 10 dite ne siri te vellezerit e tyre
fufi ti je drejtori i internimeve..