Është zhvilluar sot seancan e radhës ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i akuzuar dhe i arrestuar më herët për shpërdorim detyre në lidhje me punimet ne rrugën Valias-Laknas.
Mziu ka dhënë argumentet e tij në lidhje me akuzat, duke u ndalur tek një nga akuzat, siç ishte ai i abuzimit me tenderat. Mziu shpjegoi se ka vepruar drejt në rastin e moslidhjes së kontratës, për kompaninë Gjoka Shpk që do ndërtonte rrugën Valias-Laknas.
Kreu i Bashkisë së Kamzës, shtoi se institucioni që ai drejton nuk ka harxhuar asnjë lekë për këtë rrugë dhe se ende nuk është bërë asnjë prokurim për aksin Valias-Laknas.
“Kemi vepruar drejt për moslidhjen e kontratës. Kompania duhet të ndërtonte rrugën Valias-Laknas, e cila vazhdon të jetë e paprokuruar. Bashkia nuk ka harxhuar asnjë lek për këtë rrugë. Kompania që na kallëzon s’ka paraqitur dokumente”, deklaroi nga salla e gjyqit Mziu.
Kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe dy zyrtarët e Bashkisë Bujar Loshi dhe Altis Hoti akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat, duke shkelur përkatësisht nenin 41 të kodit penal.
Kreu i Bashkisë së Kamzës dhe dy zyrtarët e tjerë të pushtetit lokal akuzohen për abuzime me tenderin e rrugës Laknas – Valias.
o sa mire me qene kryetar……