Në punimet e Sesionit të 27-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, të mbajtur në Gjenevë (Zvicër), në kuadër të Rishikimit Periodik Universal, u trajtua edhe situata e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Avokati i Popullit Igli Totozani mbajti fjalën pranë Këshillit nëpërmjet një videomesazhi në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, ku theksoi se në Shqipëri “korrupsioni mbetet ende një fenomen i përhapur, që kërkon masa të veçanta dhe specifike”.
Më tej, Totozani u shpreh se pavarësisht përmirësimeve, konsolidimi i shtetit të së drejtës përbën gjithnjë një sfidë, ku ai veçoi, harmonizimin e legjislacionit kombëtar më atë ndërkombëtar dhe veçanërisht zbatimin e tij, rritjen e kapaciteteve dhe të pavarësisë së institucioneve të pavarura, përfshi këtu edhe Avokatin e Popullit, si dhe zbatimin e rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit
“Në punën e përditshme, duhen dyfishuar përpjekjet për forcimin e mëtejshëm të sistemit të mbrojtjes sociale, me qellim që të parandalojmë shfrytëzimin e punës së të miturve dhe të luftojmë shkaqet e shfaqjes së këtij fenomeni. Nevoja e mungesës së një ligji për minoritetet është ndjerë gjithashtu. Legjislacioni në fuqi ofron një barazi formale, por nuk garanton barazinë substanciale të minoritetit rom”.
Përsa i përket gjakmarrjes, zgjidhje e drejtë do të ishte një qasje proaktive për të luftuar shkaqet e këtij fenomeni dhe jo vetëm pasojat. Përsa i përket të persekutuarve nga regjimi komunist, ka cështje që nuk kanë gjetur ende zgjidhje, si p.sh. afati i kompensimit, hapja e arkivave/dosjeve të komunizmit, si dhe gjetja e personave të zhdukur gjate asaj periudhe”, tha Avokati i Popullit.
Sipas tij, “dhuna ndaj grave, kërkon konsolidimin e mekanizmave specifike”. Në këtë kuptim, vijoi Totozani, “koordinimi ndërmjet institucioneve qëndrore dhe atyre lokale, duhet të përmirësohet”.
“Pavarësisht përmirësimit të kushteve në vendet e kufizimit të lirisë. Infrastruktura dhe mbipopullimi, e bëjnë të vështirë integrimin social të të dënuarve. Emergjente është nevoja për zgjidhjen e problemit të personave për të cilët gjykatat kanë urdhëruar shtrimin në spital psikiatrik, por që vazhdojnë të mbahen akoma në spitalet e burgjeve”, theksoi ai.
Gjithashtu, Totozani është shprehur se, “gjendja juridike e pronës private vazhdon të jetë ndër problematikat më te mprehta, duke perfshirë edhe zgjatjen e proceseve gjyqësore, si dhe moszbatimin e vendimeve të gjykatave”.
Përsa i përket personave me aftësi të kufizuara, Avokati i Popullit ka theksuar se, “situata ekonomike që kalon vendi nuk duhet të lejojë uljen e standardeve të arritura. Perfaqësimi i personave me aftësi të kufizuara është gjithashtu një çështje mjaft e rëndësishme”.
“Përsa i përket të drejtave të personave LGBT, janë bërë përmirësime legjislative, por mbetet mjaft për të bërë, vecanërisht në zbatimin e legjislacionit”, ka thënë Totozani.
Në ditët në vijim, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së do të miratojë dhe rekomandimet përkatëse për Shqipërinë me qellim përmirësimin e standarteve të të drejtave të njeriut në vend.
ate e dime http://bit.do/funny-girlsss
Korrupsioni mbetet akoma problem thot ky mbroitesi po pse kur esht luftuar ndonjeher po ju jeni te gjith te korruptuar ti nuk erlle nga jasht po aty midis nesh dole lle mosnau hiq sikur je engjull me thuaj nje punonjes qe nuk ben korrupsion akoma lle gazetaret ruin te vjellin ndonje gom makine hahaha