Makina bie në humnerë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

18 Shtator 2014, 11:04Kronika TEMA

Një i ri ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin Çorovodë-Devri, në vendin e quajtur Pirogosht.

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se automjeti tip Fuoristradë, në të cilën udhëtonin katër të rinj, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 100 metra poshtë në një humnerë.

Si pasojë, ka gjetur vdekjen Neki Elezi dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë.

Policia ka mundur të identifikojë dy nga të plagosurit të cilët janë Ardit Hoxha dhe Bardhi Hysi.

Ky i fundit është transportuar me helikopter drejt spitalit ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë i plagosuri Hoxha dhe një tjetër i ri i paidentifikuar ende janë shtruar në spitalin rajonal të Beratit.

1 komente në “Makina bie në humnerë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur”

  1. andi says:

    me vjen shume keqe o kusheriri im, shurim sa me te shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje