Vrau Majlinda Hoxhën, gjykata dënon me 35 vjet burg nënoficerin e policisë

17 Shtator 2014, 11:07Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës dënon me 35 vjet burg Ndriçim Ballën, i cili akuzohet për vrasjen e Majlinda Hoxhës në zonën e ish- Bllokut.

Kjo gjykatë ka pranuar pretencën e prokurorisë së kryeqytetit, e cila kërkoi 35 vjet burg për Ndriçim Ballën.

Nënoficeri Ndriçim Balla akuzohet për vrasjen e 9 shtatorit në Bllok, ku mbeti e vrarë aksidentalisht Majlinda Hoxha dhe u plagos Elton Fusha.

Ky i fundit ishte objektivi i atentatit.

Vrasja ndodhi në lokalin në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i cili ishte në pronësi të bashkëshortit të Hoxhës dhe Fusha e kishte marrë me qera.

Si ndodhi ngjarja?

Një borxh i pashlyer ka qenë motivi i vrasjes.

Në fakt viktima s’ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen, por është ndodhur në vendin e gabuar dhe me personin e gabuar, ndaj të cilit ishte shenjëstruar arma e nënoficerit të Shkollës së Bashkuar, Ndriçim Balla.

Ky i fundit është arrestuar nga Policia e Tiranës pas një operacioni pothuajse top sekret në Tiranë.

Policia bëri me dije se Elton Fusha i kishte marrë një shumë parash vëllait të Ndriçim Ballës dhe më pas kishte refuzuar t’ia shlyente duke sjellë edhe krimin.

Ka raportime se shuma e marrë borxh ishte 25 mijë lekë.

4 komente në “Vrau Majlinda Hoxhën, gjykata dënon me 35 vjet burg nënoficerin e policisë”

  1. elinor ' says:

    Per 250 mije leke (te vjetra) niset te marre nje jete njeriu dhe merr ate te nje tjetri te pafajshem! Njerez krejtesisht te pjerdhur!

  2. Tironci Lugano says:

    Per i vic mzu nata jashte..

    1. Kundrra Pedal says:

      hahahahaha batuta filmit e modhe

  3. sali gërdeci says:

    Mos eshte gje edhe ky nga veriu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje