Ministria e padit në prokurori, presidenti e dekoron

16 Shtator 2014, 16:54Kronika TEMA

Karshillëku i presidentit të Republikës ndaj Ministrisë së Mbriojtjes i ka kaluar kufijtë e etikës zyrtare. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka paditur për shkelje të rënda dhe vepra penale disa ish- oficerë të lart të saj, njërin prej tyre presidenti sapo e ka dekoruar.

Presidenti Bujar Nishani ka dekororuar me Dekoratën “Nderi i Kombit”: Batalionin e Forcave Speciale me motivacionin: “Për aftësimin e personelit, shpirtin luftarak, ndihmesën e jashtëzakonshme, profesionalizmin dhe stërvitjen elitare në përmbushjen me sukses të tetë ndërrimeve në misionin luftarak “Eagle” dhe “ISAF” në  Afganistan.”; Kolonelin Dritan Demiraj me motivacionin: “Për largpamësinë, përkushtimin, drejtimin e misionit “Eagle 1”, dhe ndihmesën e tij në realizimin me sukses të shtatë misioneve të Forcave Speciale “Eagle” në Afganistan”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Ndërkohë  Ministria e Mbrojtjes ka depozituar në prokurori dy dosje  ku përfshihen akuza të rënda për përdorimin anti-kushtetues të Forcave të Armatosura. Dosjet  lidhen me përdorimin e Forcave të Armatosura në kundërshtim të hapur me misionin e tyre kushtetues.

Ministria e Mbrojtjes thotë se e mbështet këtë akuzë në shkeljen e dy ligjeve: ligjin “Për Forcat e Armatosura të Republikes se Shqipërisë”, si dhe të ligjit që rregullon pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura.

Akuzat rëndojnë mbi katër ish-zyrtarë të lartë të ministrisë: ish-ministrin Arben Imami, ish-shefin e shtabittë Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi dhe ish-kreun e Shërbimit informativ Ushtarak Ylli Zyla dhe Ish-komandatin e forcave speciale Dritan Demiraj.

21 komente në “Ministria e padit në prokurori, presidenti e dekoron”

  1. Genci says:

    Dritan DEmiraj e meriton dhe i takon nderimi. Po te ish ndryshe presidenti do dekoronte edhe te tjeret qe permenden ne shkrim. Me thene te drejten eshte i vetmi qe vjen era ARME , dmth iushtarak qe nuk mendon kur del rroga por si behet puna sa me mire dhe interesohet per ushtaraket e tij. Te jeni te sigurt se nuk genjej, e ka fillu nga poshte shkalle shkalle. Ta mbaje me nder titullin e larte

    1. Sokrati says:

      Ministrja Kodheli duhet te pergjigjet penalisht per shperdorim posti ose kallzim i rreme edhe per padite e shumta qe ka bere e kane rezultuar ZERO nga prokuroria.

  2. Radohima says:

    Po doli fajtore me vendim gjykate i hiqen dhe dekoratat.
    Tani per tani ska asne pergjegjsi
    Ai dekorohet per luften ne afganistan

  3. ezopi says:

    Shoke komuniste, para se te ankoheni pse presidenti dekoron njerez te paditur penalisht nga ju, zaten e keni e te kujtoheni per ata qindra qe keni emeruar si drejtore, prefekte e deri deputete qe nuk jane thjesht te paditur por te DENUAR. Jo per gje se tek e fundit keta e paret e gezojne dekoraten vetem per vete ndersa ata qe keni emeruar ju gezojne tere vegjeline.

    1. Tironci says:

      kur tall koqet dhe jar kapteri me shalegjatin. te respektoje pavaresine e institucioneve ( pavaresine e ketij timit)

    2. zyber says:

      djali i nishanit me siguri do jesh,,,

    3. elti says:

      Egopi, kam vene re qe zakonisht, ti nuk ha mut kot, pra ke te drejte!

  4. Bujari says:

    Karshelleku ne shkelje te ligjit.

    Nuk eshte karshellek por Presidenti perseri me kete ka shkelur ligjin Nr. 112/2013 PËR DEKORATAT, TITUJT E NDERIT, MEDALJET DHE TITUJT VENDORË TË NDERIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, neni 3 pika 3 ku thuhet se “Personi që ka marrë një dekoratë nga Presidenti i Republikës nuk mund të përfitojë më vonë në kohë një titull nderi, medalje apo titull vendor nderi” dhe Dritan Demiraj eshte dekoruar nje here nga Presidenti.

  5. Amir says:

    Tamam Vari K…, d demiraj e kapterrhane…

  6. tiqe says:

    po more pse mos me edekorue se eshte kusheri me shefkie demirin i kan dhan shum per ne bile me e ba filem se eshte si rambo por ky sdin tjeter gje vetem me vjedh me shtet

  7. everteta says:

    Po se Dritan Demiri nuk ka nevoje per rroge, se ka shit rrobat uniformes te blera ne Kine Ministrise se Mbrojtjes per ushtaraket ne Afganistan,me vlere 100 fishin e çmimit ne kine, pra shtetit te Nishanit , si dhe ka kompani siguritie (shume mire qe e ka kete)…..Kushedi sa e ka blere edhe dekoraten…….Po dhe gazetaret nuk te lene rehat…..Po dhe ju qerratej doni qe ta leni Nishanin Nishan.
    E verteta sade!

  8. everteta says:

    Ju i dergoni kallzim ne prokurori. Prokuroria ja dergon kallzimin nishanit dhe nishani si nishan qe eshte i dekoron.Para se ti kallzoni ne prokurori çoni njeher per dekorim tek nishani. Ato qe dekoron Nishani kallzoni ne prokurori, qe te pakten prokuroria te mos ja kaloj me nishanit per dekorim.
    Everteta sade

  9. lisi says:

    Qerojeni more kete palaco te qelbur.Pis burr jo president.

  10. petrit zela says:

    Mos humbisni kohen,duke u marre me skizofrenet politik te ish PD-es..Ju zoterinj e dini shum mir,se PD-ja nuk ka ekzistuar si parti e vertete,por nje perzierje miks me shum llojshmerine e ngjyrave me te
    shemtuara te shoqerise se kaluar asaj komuniste..Ky lloj Presidenti,nuk
    e justifikon veten i gjith perfshire nga shtresat e popullit,vetem nga
    nje klan i ndertuar nga fundrrinat e komunizmit,dhe nga llumi i
    shoqeris shqiptare…

  11. presidenti djali i Llukes says:

    Ky Dritan Demiraj me duket krahas trimerive ne Afhganistan eshte marre pakez edhe me kontranbande armesh, ka dhe nje firme te lishensuar ne kohen e PD-se per kete pune. Nuk di kjo Mrika a ja kahequr linshencen. Ky Dritani per trafik armesh ka bashkepunuar me nje polak me vellain e Viktor Butit dhe me firmen Nitrochem. Bravo o cuni profesor Llukes, bravo o Nishan Prifti bravo!

  12. . says:

    Nuk duam asnje politikan hajdut shqiptare.

    Gjermania “protektariat” i Shqiperise.

  13. Beni says:

    Ministria e mbrojtjes duhet ta padise te ashtequajturin Kolonel Demiraj per gjera serioze sic eshte tenderimi armatimit dhe paisjeve per batalionin special ne vitin 2010 qe kap nje shifer rreth 2.5 miljon dollare, ku shumica e pajiseve sensitive jane mall kinez dhe rrezikojne seriozisht jeten e ushtarakeve. Shumica e dollareve ka vajtur ne llogarine bankare te Demirajt dhe bashkepuntoreve te tij.Po gjithashtu shumica e personelit te batalionit kane qene te punsuar ne kompanine e tij. Te gjitha paisjet speciale per misinin ne afganistan jane blere nga dyqani privat i tij me shuma marramendese dhe te nje cilesie shume te dobet duke rrezikuar jeten e specialeve. Te gjitha piselliqet e tij i mbulonte i vellai i cili ka qene emeruar zv.drejtor i sherbimit intelegjdnt te ushtrise. Edhe vajta e tij ne mision ka qene per te mbuluar piselliqet e tij dhe per te marre fame te pa merituar. A e kuptoni tani se pse nuk e terhiqte rrogen kolonel Demiraj. Do tju sugjeroja te ineresoheshit dhe te merrni me shune informacjn se si ky moster i shkaterroj forcat specialo komando per 7 vjete, dhe pastaj beni komente. Nuk e kuptoj se si ky njeri vazhdon te sherbeje ne ushtri ne poste te larta?. Ka arrdhur koha qe shteti te veproje edhe ndaj te “pa prekshmeve.

  14. asllan nuzi says:

    Tju vije turp qe merreni me mashtrime ne postime. Se pari ai ka ngritur nje njesi qe as qe kishte per tu bere ndonjejere ne shqiperi.
    Une kam punuar me te dhe jane te gjitha genjeshtra nga Pellumb Nili qe nderron emrat ne postime te ndryshme pasi se [p-ari ai nuk pranoje qe te bente pislleqe te propozuara dhe te lutura nga Nil;et.
    sepdyti asnje pajisje nuk eshte b;leere ne Kine te gjitha jane blere ne perendim dhe me cmimet me te mira.
    se treti asnje gje nuk eshte bl;ere nga ai se nuk ka tager per te bl;ere.
    Ministria Kodheli ka dy vjet qe i eshte sulur me te gjithe sahanlepiresit e saj dhe nuk i ka gjetur asnje shkelje.
    Ka cuar dy dysje te cuilat skane lidhje me te pasi ai ne asnje rast te vetem nuk eshte akuzuar per korrupsion pyesni ke te doni ne FS te gjithe 308 vete dhe gjeni vetem nje njeri dghe sot qe ka ikur aui qe te thoje nje fjele te vetme te keqe.
    Sa per firme armesh as qe ka patur dhe as qe do te kete ndonjejere.
    Rrobat kineze jane blere ne kine nga Forca Tokkesore.

    Ah sikur te kishim vetem 10 komandante ne ushtri si ai.
    Sot na mbyten pijanecet qe as qe e kane pare me sy nje here te vetme poligonet apo hallet e specialeve.

    Jam i sigurt qe qe tani po thuhet nga te gjithe efektivet e FS dikur kishim dhe ne FS dhe nje komandant qe luftonte per ne.

    Turp per makskarenjte qe shtojne dhe shpifin genjeshtra. E verteta do te triumfoje.

    1. pellumb nili says:

      o asllan zhuli…. zhul e zhuls ngele ter jeten or tej ? mua sma ha palla per dykembesh ne bote e me emer e mbiemer jam e do jem e sdo e mshef kurre ?

  15. pellumb nili says:

    …ore ky bujari qe donte me hap zjarr ne popull kur rrezohej busti i enevrit, e ka te qarte si ehste perjashtuar nga renea ky palacoja???? o te qofsha kombin qe ka nder kombi dritan demirajn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje