Albanian Lion 2014/ Zhvillohet Dita e Hapur e stërvitjes në Rinas

14 Shtator 2014, 14:33Kronika TEMA

Në Aeroportin e Ndëkombëtar  “Nënë Tereza”,  u zhvillua  “Dita e Hapur”, në kuadër të stëvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike “Albanian Lion 2014”.

Të pranishëm në ceremoni ishin zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FA-së, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, familjarë të ushtarakëve të FA-së, që marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike “Luani shqiptar 2014″.

Familjarët e efektivave të Forcave të Armatosura që stërviten së bashku me trupat britanike janë njohur nga afër me mënyrën se si stërviten të afërmit e tyre.

Gjithashtu ata kanë parë nga afër edhe mjetet ushtarake me të cilat po zhvillohet stërvitja “Albanian Lion”, të cilat janë vendosur në aeroportin e Rinasit, si dhe kanë realizuar fotografi pranë tyre.

Në fjalën e tij, zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, falënderoi efektivat britanike dhe ato shqiptare që marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët, si dhe të pranishmit e tjerë në këtë ceremoni.

Ai u shpreh se syimi i këtij aktiviteti është që ta afrojë publikun sa më afër Forcave të Armatosura.

4 komente në “Albanian Lion 2014/ Zhvillohet Dita e Hapur e stërvitjes në Rinas”

  1. aqif says:

    Menyren se si sterviten te afermit e tyre!!!

    Per te pare menyren se si sterviten “te afermit e tyre”, ushtaret shqiptare duhet te sterviten me ushtaret e Ugandes apo Ruandes, se ata jane te ngjashmit e tyre, jo me ushtaret britanike qe jane pjese e elites se NATO-s…

  2. gershet says:

    me duket se po shoh do capacula te turizmit B Currit qe po behen gati per te -6 here qe shkon ne misione te natos ehe ku jeni halil e qazim mal gjongeci ja pat hajrin ilir metes

  3. Pelasgian says:

    serbet e ndyre do gjinden gjithmon aty ku ka shqiptar sepse s’rrin dot pa provu K…..RIN TONE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje