Hetimet për vjedhjen e thesarit/Prokuroria kërkon raportet nga kompania audituese

13 Shtator 2014, 19:27Kronika TEMA

Hetimet për zbardhjen e skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë do të përfshijnë edhe kompaninë audituese Grant Thornton.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se ditën e hënë, grupi i prokurorëve do të paraqitet në zyrat e kompanisë amerikane për të marrë informacionet e nevojshme në lidhje me zbardhjen e çështjes.

Ky veprim i prokurorisë vjen fill pas dërgimit të kërkesës për të vënë në dispozicion të hetimit, të gjithë dokumentacionin e auditeve të kryera.

Të premten grupi i hetuesve ka marrë në pyetje dhe tre auditues të brendshëm të Bankës së Shqipërisë, dhe këta nuk arritën të dallonin se arkën stok mungonin para.

Dëshmitë e tyre nuk bëhen publike nga grupi hetimor,pasi konsiderohen si tepër të rëndësishme për hetimin.

Java e ardhshme pritet të jetë mjaft intensive për organin e hetimit, pasi do të merret në pyetje drejtori juridik i bankës së shqipërisë, Altin Naçe.

Krahas këtyre zhvillimeve, me rëndësi për ecurinë e hetimeve do të jetë marrja në pyetje e personave tashmë të arrestuar të cilët janë 19, përfshirë këtu ish-guvernatorin Ardian Fullani dhe vartësen e tij Elivar Golemi.

Fullani refuzoi t’i përgjigjej grupit hetimor disa ditë më parë me argumentin se kërkon të njihet me provat që e implikojnë atë në zhdukjen e 713 milionëve.

Në pyetje pritet të rimerren edhe 17 personat e tjerë 10 punonjësit e Departamentit të Emisionit ku ndodhi vjedhja, dhe 7 invetarizuesit.

Dëshmia e Ardian Bitraj do të jetë me rëndësi për hetimet, pasi ka dyshime se ai nuk ka vepruar i vetem siç ka pretenduar.

2 komente në “Hetimet për vjedhjen e thesarit/Prokuroria kërkon raportet nga kompania audituese”

  1. adrin says:

    Prokuroria te marre urgjentisht elizabeta gjonin se ate po perpiqet qe te mbroje berisha nuk ka hallin e full hanit.
    Perfundimisht sali berisha nuk don qe ne shqiperi te kete shtet ligjor.
    Nje dite shtet ligjor ne shqiperi dhe sali berisha minimalisht ne procedim penale dhe ndjekje penale nga prokuroria dhe gjykata.
    Por ai ka nje cerek shekulli qe nuk don qe shqipetaret te jetojne te lire dhe te qete.
    Me sali berishen marrin zemer zullumqaret e shkelesit e ligjeve marrin zemer.
    Edi rama dhe politika Shqipetare duhet te ndryshojne Kodin Zgjedhor qe ti jepet mundesia popullit qe te seleksionoje dhe zgjedhe ai vete personat qe do ta perfaqesojne ne parlament.

  2. fisheku says:

    Shume te dobet dhe jo profesionale (mbase me qellim) prokuroria dhe hetuesit shqiptar.Behen arrestime dhe veprime pa baza te forta dhe nuk mbetet tjeter vecse te lirohen ngaqe afatet tejkalohen e keshtu me rralle. Me mire do ishte te ngrihej nje grup hetimor me perfaqesues te jashtem dhe te mos behen gabime procedurash te cilat do te sjellin vecse lirimin dhe daljen te palare pothuajse te te gjithe te pandehurve.
    Beni kujdes me pasurine e popullit dhe ata te PD-se ta degjojne mire mos pengoni hetimet se ose keni frike se jeni pjese e kesaj ose kerkoni destabilizim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje