Ku përfunduan paratë e vjedhura në bankë?

13 Shtator 2014, 15:43Kronika TEMA

Në kohën që vëmendja e publikut dhe debatet e politikës janë përqendruar tek arrestimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani, 16 banka të nivelit të dytë në vend janë vendosur në dispozicion të prokurorisë për llogari të hetimeve që kërkojnë të zbardhin enigmën se ku kanë përfunduar 713 milionë lekët e vjedhura.

Një burim i tha Top Channel se 10 banka të nivelit të dytë i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë së Tiranës, por të dhënat nuk bëhen të ditura për publikun. Ndërkohë që 6 banka të tjera ende nuk kanë dorëzuar materialet e kërkuara.

Bëhet e ditur se prokuroria këmbëngul të ketë në tavolinë dy nga informacionet kryesore që kanë lidhje me transfertat bankare, por vecanërisht llogaritë bankare të tre personave Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtjaj.

Për të tre ata prokurorët po orientojnë hetimet për akuzën e vjedhjes së bankave në bashkëpunim, më shumë se një muaj, pasi të vetmit që i adresohej kjo vepër penale ishte Bitraj. Gjithë të tjerët janë të dyshuar për shpërdorim detyre, por prokuroria nuk i ka përjashtuar as ata dhe të afërmit e tyre nga verifikimi pasuror.

E ndërsa gjashtë nga të arrestuarit së bashku me ish-guvernatorin dhe ish-inspektoren e përgjithshme do përballen me Gjykatën e Apelit për vlerësim mase të henën, kur akuza e shtetit do përfaqësohet nga prokurori Nezir Gjoka, prokurori i Tiranës Ramadan Troci pritet të sekuestrojë dokumentacionin e kërkuar prej tij në kompaninë audituese “Grand Thorton”, e kontraktuar nga Banka e Shqipërisë për auditim.

Gjatë javës që vjen, në Prokurorinë e Tiranës pritet të vijë edhe drejtori juridik i Bankës së Shqipërisë, Altin Naqe, të cilit i ka mbërritur fletëthirrja për t’u pyetur për shkak të detyrës që mban. Në fakt, Naqe është paraqitur shpesh në organin e akuzës gjatë këtyre ditëve, ku dhe ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga grupi i hetimit./TCH

9 komente në “Ku përfunduan paratë e vjedhura në bankë?”

  1. en says:

    Mero bej nje shkrim: ” Pse bertet kaq shume Sandri dhe Fevzo kunder prokurorise?”

  2. Gjirokastriti says:

    Parate e vjedhura perfunduan perseri ne BSH si garanci per te mare lishence per hapje banke te nivelit te dyte me aksionere shqiptare.
    Besoj e kuptoni friken pas vrasjes se zotit Santo.
    Kot germoni reth e rotull shikoni aty se e keni para syve ne BSH

    1. vemendje* says:

      Ore,mos e beni vrasjen e santos si vrasjen e Zotit vet,thame qe ishte i rendesishem,por kaq.Ca frike eshte mbas vrasjes se santos?Shteti te vret,si me bank apo pa bank.
      Perse nuk merret shtypi se ku vinin leket,dhe te bej presion per kete?.Eshte kjo pergjigjie qe do i sqaroj te gjigha.
      Ku ka shume gerri verri,nuk ka asgje!

  3. Xha Temja says:

    A ka mundesi ndonje forumist ose vete redaksia e TemA-s,te na veje ne dispozicion emrat e te punesuarve ne B.SH dhe lidhjet nepotike te tyre?

  4. I merzituri says:

    Po ky Naqe thote se kam shume miq dhe nuk me gjene gje

  5. xxx says:

    Pyesni Fevzon se ai i di te tera.

  6. . says:

    ————————————————————

    Pyesni kriminelin Verior Sali Bisha me familje ……

    ————————————————————-

  7. stop says:

    santo ka folur me pare se te vritej…eshte vone tani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje