Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur me dyer të mbyllura, në një takim të palajmëruar.
Në mbledhje mungonte si presidenti Bujar nishani, që është edhe kreu i KLD-së, ashtu edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili ndodhet në një takim pune në Greqi.
Mësohet se rend dite kanë qenë:
Mënyrat dhe standardet për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave.
Procedurat dhe teknikalitetet që do ndiqen në përputhje me ligjin e ri te KLD-se
Ishte ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë që thelloi edhe më shumë “përplasjet” mes mazhorancës dhe presidentit Nishani. Kreu i shtetit pas miratimit të parë nga mazhoranca në parlament, e ktheu për rishqyrtim këtë ligj duke argumentuar se i cenohen kompetencat. Por me votat e mazhorancës qeverisëse ky ligj u miratua sërish në parlament dhe pritet të hyjë në fuqi më 16 Shtator
Diskutohet per metoda ,menyra,procedura e rruge se si do te zbatohet sa me mire ligji i KLD-dhe nuk ju ben pershtypje mungesa e Ministrit.E kane me ngut se “nuk pret koha”.Asurditet,a i kane mendt ne koke?
Apo e kane bere per te zene radhen menjehere pas BANKES?!
Krimbi ,krimb do mbetet.
Nishani do qe ta kaloi si do ai.Pengese do jete deri sa te zhduket qe aty.