Policia e Tiranës ka planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9–vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve.
Burime zyrtare thanë se veç shtimit të kontakteve me drejtuesit dhe stafin pedagogjik të shkollave, do të ketë një shtim të patrullimeve pranë shkollave të mesme dhe 9-vjeçare.
Ndër masat e tjera për të shmangur aksidentet, do të kufizohet apo ndalohet parkimi, qëndrimi dhe lavizja e mjeteve në segmentet rrugore të caktuara pranë shkollave.
Për mbarëvajtjen e proçesit mësimor aktualisht është hartuar një plan i posacëm masash, ku përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe Struktura Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme”, u shpreh Drejtori i Policisë Tiranë, Ardian Çipa gjatë takimit me drejtues të sistemit parauniversitar.
Gjithashtu do të mbyllen gjithë lokalet e tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave.
Për të shmangur ngjarjet kriminale, mësohet se pjesë e planit policor, janë edhe ushtrimi i kontrolleve të shpeshta në portat e hyrjes në shkolla, nga personeli roje, në prani të mësuesve dhe nën mbikëqyrjen e punonjësit të policisë.