Hetimet për vjedhjen e thesarit/ Elisabeta Gjoni dëshmon në Prokurori

9 Shtator 2014, 11:06Kronika TEMA

Elisabeta Gjoni, Guvernatorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë, është marrë në pyetje sot në Prokurori në lidhjeme skandalin e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i kësaj banke.

Gjoni është anëtarja e fundit e Këshillit Mbikqyrës që u pyet nga grupi i hetimit në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me zbardhjen e ngjarjes.

Gjatë kohës që Gjoni ushtronte detyrën e zv/Guvernatores ajo kishte për detyrë të nxirrte rregullore dhe urdhra të posaçme për të kontrolluar punën në departamentet e bankës, kjo referuar kapitullit nr.2, dhe më konkretisht neni 5 të rregullores nr.13 të 22 shkurtit 2006, ku saktësohet se përgjegjësia e zëvendësguvernatores Gjoni është e njëjtë me atë të guvernatorit Fullani.

Pikërisht në këtë nen thuhet se nismën propozuese për hartimin e akteve juridike e kanë: Këshilli Mbikëqyrës, Administratorët, që janë guvernatori dhe zëvendësguvernatori, Inspektori i Përgjithshëm dhe drejtuesit e departamenteve.

Ky nen i cakton përgjegjësi jo vetëm guvernatorit për të nxjerrë akte juridike por dhe një sërë drejtuesish të tjerë, përfshirë këtu dhe Elisabeta Gjonin.

Prandaj dëshmia e saj është bazë për të verifikuar veprimet dhe mosveprimet e saj që mund të kenë ndikuar në vjedhjen e thesarit.

Një ditë më parë organi i akuzës morri në pyetje 3 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, ndërsa të premten e javës që shkoi u pyetën dy të tjerë.

Në këtë mënyrë Grupi Hetimor ka në dosjen e tij edhe dëshmitë e 5 anëtarëve të këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa anëtari i 6 i këtij këshilli, Ardian Fullani u arrestua me urdhër të prokurorisë dhe për të Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë me burg.

Anëtarët e Këhsillit Mbikqyrës janë marrë në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe për mënyrën e funksionimit të Bankës së Shqipërisë.

Asnjë prej anëtarëve të këshillit Mbikqyrës nuk ka dhënë deklarata në media në lidhje me procedurën e pyetjes, kjo për shkak të ruajtjes së sekretit shtetëror.

5 komente në “Hetimet për vjedhjen e thesarit/ Elisabeta Gjoni dëshmon në Prokurori”

  1. aa says:

    merni ne pyetje saliun dhe familjen e tij se din me shum gjera se kjo

  2. luci says:

    Mos harroni edhe ate mikun e madh qe kane ne amerike, ku cojne parate.

  3. zqk says:

    Keta te Kshillit i jane ngjitur Bankes si muti pas kepuces.

    Kur nje drejtues i larte thirret ne prokurori dhe ne opinion ka perceptime se mund te jete fajtor, ai jep doreheqjen t’i hape rruge hetimit e te largoje dyshimet. Keshtu ndodh ne perendim, po Albanistani i takon lindjes.

  4. komentues says:

    Sipas ligjit se shpejti duhet te shkoje tek vendi dhe kjo zonje qe eshte po aq e pergjegjeshme sa Guvernatori .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje