Policia sulmohet me armë nga transportuesit e lëndës narkotike.
Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së kaluar, kur grupi operacional i Policisë Kufitare në Gjirokastër gjatë patrullimit konstatoi se në fushën poshtë fshatit Bularat, disa persona po transportonin disa çanta shpine, të mbushura me lëndë narkotike.
Menjëherë grupi operacional u afrua në drejtim të tyre dhe u bëri thirrje të ndalojnë. Por trafikantët që transportonin çantat me lëndë narkotike kanë hapur zjarr në drejtim të grupit operacional.
Policia është kundërpërgjigjur me armë. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar në të dy krahët.
Personat që hapën zjarr dhe transportonin drogën kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Në ndihmë të Policisë kufitare kanë shkuara forca shtesë dhe FNSH që patrullon në Lazarat. Si rezultat i veprimeve të kryera u kapën tre personat e dyshuar:
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 4 çanta shpine të mbushura me lëndë narkotike, në total 107 kilogramë Marijuanë. Gjithashtu në vendngjarje janë sekuestruar tre gëzhoja, një fishek, një xhup dhe një çantë me ushqime.
Burime policore thanë për TemA-n, se materialet do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve te Rënda për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, “Trafikim të narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
sunitet per te cilet Maxi kishte shume te drejte……………
Po turkofagos, pervecse i pari ka mbiemrin e Max Velos dhe arsyeja ta thote se eshte puro othodoks. Pervec kesaj sipas tij kata duhet te jene nga Veriu te maskuar si nga jugu. Eshte fatkeqesi qe komunizmi la pas kaq inorance sa qe te shiturit si puna e Max Velos quhen intelektuale. Shkoni merni pensionin ne Eladha se iu ka ardhur radha ty dhe Max Velos.
-njeri do jete kushuriri i Maxit tat,,te gjith nga veriiiuuu.