Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme tre mjekë të spitalit neuropsiqiatrik të qytetit, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.
Burime nga drejtoria e policisë së qarkut Shkodër bëjnë të ditur se ka filluar procedimi penal ndaj mjekëve, G. N., vjeç 41, banues në Shkodër, Gj. P., vjeç 50, banues në Shkodër, si dhe G. K., vjeç 61., banues në Shkodër
Procedimi ndaj tyre filloi pasi duke ushtruar detyrën e mjekut në spitalin neuropsiqiatrik Shkodër, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për shtetasin Petrit Rr., vjec 42, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili në kohën kur është lëshuar raporti mjekësor ka qenë jashtë shtetit.
thashe see ca kishin bere
http://bit.do/vazhdojne-arrestimet
Kjo duhet te behet ne cdo spital rajonal se jane bere mjeket rrogetar nuk shkojne fare ne pune e vetem rrijne e marrin rrogen, kto qe abuzojne keshtu duhet te zhduken.
Duhet arrestuar dhe ministri Ilir Beqja se keshtu ndodhi me guvernatorin.Punonjesit e bankes shperdoruan dhe guvernatori arrestohet,mjeket abuzojne e ministri duhet pergjigjet njelloj si guvernatori
….thashe se cfare i kishin bere ? Pse pak te duket ty. Ai nuk do te shkonte me ne pune perkohesishte dhe rrogen do ta merrte nga shteti, pra nga leket e taksave qe paguajme ne te gjithe. Nga do ti gjeje leket shteti ?! Ne jemi shteti.Mire ja u bene qe te shofin edhe mjeket e tjere dhe te vene mend dhe te mos tallen keshtu me leket e taksapaguesve shqiptare. Keshtu ben gjithe bota. A do te vemi ne ne Euripe apo jo ?
ti denojne me 25 vjet burg , meqe nuk kemi karrike elektrike…..Kesaj i thone meqe s kemi cfare bejme , hajt shkojme dhe arrestojme ndonje mjek , se kemi dhe “mirkuptimin” e Opinionit Publik.Ky dem eshte gjithsesi me i vogel se demi qe do ti behet te semureve psiqike te Shkodres qe do te duhet te vizitohen per semundjet e tyre ne nje rreth tjeter, perfshi dhe ata te shtruarit ne spital, qe mund ta fillojne revolten duke hedhur ndonje jastek nga dritaret ,perpara se ndonje syresh te vendose (mos e dhente zoti) te hidhet edhe vete
Ti denojne me pune te detyruedhme dhe pa pagese per te ri-imbursuar ato qe kane marre pa te drejte. Pastaj ti flakin me pension minimal. Ato nuk kane ndergjegje dhe cfaredo te besh me to ato nuk ndryshpjne. Mjeku duhet te jete aq i detyruar sa te punoje dhe pa para po te jete nevoja.
Lajme te rreme. Ka vetem nje procedim dhe asnje arrestim.
Duhet ti kontrolloni lajmet qe publikoni dhe jo me tahmi zoterinj.