Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për autorin e vjedhjes së një banke të nivelit të dytë dhe “arrest shtëpie” për bashkëpunëtoren.
“Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e “arrestit në burg” (në mungesë) për shtetasin Besmir Laja, akuzuar për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, si edhe masën e “arrestit në shtëpi” për shtetasen Brunilda Dura, e akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Këta dy shtetas janë punonjës të një banke të nivelit të dytë në Tiranë”, bëhet me dije nga prokuroria.
Më tej thekohet se në bazë të hetimeve paraprake ka rezultuar se shtetasi Laja, me detyrë arkëtar në filialin e kësaj banke, dyshohet se ka vjedhur nga arka e bankës shumën 7.280.012 lek, 32. euro dhe 18.080 (tetëmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë) dollarë amerikan, si edhe 510.000 (pesëqind e dhjetë mijë) lek nga bankomati.
“Shtetasja Brunilda Dura, me funksion asistente e shefit të operacioneve bankare dyshohet se, nëpërmjet mosveprimeve të saj, ka krijuar kushtet për vjedhjen e shumës së parave nga arka e bankës.
Në këtë hetim është përfshirë edhe drejtori i filialit të bankës, shtetasi F. Z, për të cilin seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet ditën e Hënë.
Edhe ky shtetas akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi nëpërmjet mosveprimeve të saj, ka krijuar kushtet për vjedhjen e shumës së parave nga arka e bankës”, përfundon njoftimi nga prokuroria.
mire leket qe vidhen ne shqiperi por te vjedhesh te vdekurit ne vareza kete nuk do ta kuptoj nuk gjeta asnje germe tek varri i nenes time ,o luli respekto te vdekurit hap ca vende pune roje per tu prere shpirti rehat ,mos befshin hajer hajdutet vend i mallkuar njerez te ndyre vetem te keqia duan te bejne
eh mire o mire http://bit.do/te-rejat-me-te-fundit-nga-teknologjia ky eshte shtet
Emrin e bankes, ju lutemi dhe vendi i ngjarjes ?, sepse informacioni nuk del i plote ne kuader te informimt te publikut.
Pikerisht. Informacioni jepet sipas interesave. Kushedi sa EURO kane mare per te mos dale emri i bankes.Ne raste te tjera te japin dhe gjenerelitetet e pulave te shtepise….bile dhe sa breke jane varur ne tel…edhe marken. Gazetari leshi.