Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të misionit, detyrave institucionale dhe prioriteteve të vendosura, kanë vijuar zbatimin e masave të posaçme të ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve pa leje.
Në kuadër të këtyre masave, nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 444 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 448 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.
Për 34 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë.
Ndërkohë, 400 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë, ndersa 14 shtetas janë shpallur në kërkim.
Gjatë ditës së djeshme, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 32 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme, në nje rast është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe nje shtetas është shpallur në kërkim.
Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë edhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.
Ja kshu duhet te funksionoj shteti se nuk behet me se ngelen duke shkelur rregulla e duke dalur te palagur te gjithe.
Sa mire qe po vjen era shtet, se nuk po u merrte vesh ca u bente, ketej nga tirana njehere u bene pallatet 5 kateshe nga 8 a 9 duke shtu secili nga nje kat e duke bere si i deshte qefi, dhe perher shfrytzonin fushatat elektorale ku PD i angazhonte te gjithe njerzit ne fushate e asnje ne shtet.
kush thyen ligjin duhet ndeshkuar. e kane bere kte vend nga dertimet pa leje kabul komplet. bravo policise.
Bravo policise po tregojne qe ky vend meriton respekt. smund ta bejem kte vend si je shet te lindjes te mesme.
Shteti do te funksiononte n.q.s keta qe u arrestuan te marrin ndonje denim dhe te paguajne demet e shkaktuara ndaj shetit apo individeve, si dhe koston e prishjes se ndertimeve. Por kam frike se si gjithmone keto arrestime do te mbeten si gjithjnje vetem ne kuadrin e propagandes dhe partia ne pushtet ka mjaft experience ne kete drejtim.
Si i behet tani me marre nje leje ?
Shko te Komuniteti i Partise, te te kontrollojne biografine, pastaj te shohim.
Po nuk je ne rregull me biografine???
Leje jo qe jo, por ne internim do te shkosh.
Emore vesh opo jo? Ashtu de, he,he.
Te na rroj Partia dhe shoku Edi/.
E shyqyre!
Eshte Pak turqisht,por nuk di si Te shprehem me nje fjale.
bravo!bravo!bravo!
Me ne fund!!!!
te lumte o edi rama cuna si ty dhe sajmiri do tirana ,shko dhe nga vlora shikoji nje here ndertimet pa leje fitohet gjygji ne statersburg dhe ne vlore fitohet ai qe ka para qe ka pare gure gjithe jeten nuk ka pare toke ,shikoje dhe nje here ate gjyjtaren me origjine nga kruja ka arthur tani ne tirane
Duhet te vazhdohet me kete ritem ne te gjithe teritorin e vendit dhe te mos nderpritet per asnje cast ky aksion.
Kush i jep lejet ne fshat, ne token time a kam te drejte te ndertoj?
Perpara Rilindja! Shembni te gjithe ndertimet pa leje ne kete shtet rrumpalle qe ta marrin vesh te “fortet e lagjes” se shteti me se fundi eshte rikthyer ne Shqiperi.