Rasti i lirimit të autorit që dhunoi gruan 26-vjeçare, Yllka Tafilajn nga Tepelena, është trajtuar edhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sipas të cilit kërkesa për lirmin e M. Tafilajt u bë nga Prokuroria e Gjirokastrës.
Në një deklaratë për mediat KLD deklaron se shtetasi M.Tafilaj është akuzuar nga Prokuroria e Gjirokastër për veprën penale të “Dhunës në familje”, dhe për këtë gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurie më të lartë se kjo.
“Këshilli i Lartë i Drejtësisë i vënë në dijeni nëpërmjet mediave me ngjarjen e ndodhur para pak ditëve ku 26 vjeçarja Y.T, nga Tepelena, ka qënë viktimë e dhunës së ushtruar nga shtetasi M.T., dhe me pretendimet se Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, në mënyrë të padrejtë, ka liruar dhunuesin, ka filluar menjëherë verifikimin e rastit.
Duke mbajtur parasysh sesibilitetin e opinionit publik ndaj ngjarjeve të kësaj natyre, Inspektorati i KLD-së, si kurdoherë në punën e tij, trajtoi me shpejtësi dhe në mënyrë profesionale rastin në fjalë.
Nga verifikimi paraprak rezultoi se gjykata për shtetasin M.T. ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”. Ky shtetas është akuzuar nga Prokuroria Gjirokastër për kryerjen e veprës penale të “Dhunës në familje”.
Në këtë rast gjyqtari i çështjes, pasi ka vlerësuar rrethanat e faktit, ka caktuar të njëjtën masë sigurimi të kërkuar nga organi i akuzës. Në bazë të nenit 244/3 të Kodit të Procedurës Penale, gjyqtari nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të lartë nga ajo që ka kërkuar prokurori. Vendimi i dhënë nga gjyqtari nuk është kundërshtuar në gjykatat më të larta.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë me këtë rast, dëshiron të informojë se jo vetëm për çështjen në fjalë, por çdo ankesë të ardhur nga publiku i vlerëson me seriozitetin maksimal, duke verifikuar çdo rast, duke ushtruar inspektime dhe kurdoherë duke sqaruar zyrtarisht ankuesit. Në politikën e Këshillit, bashkëpunimi me qytetarët dhe mediat konsiderohet si një ndër elementët e domosdoshëm për kontrollin e sistemit gjyqësor”, thuhet në një deklaratë të KLD.
Po mor po.Ku e kane mbaruar shkollen e drejtesise keta?
Gjykata,gjykatesi,ka vendimin e vet,ndaj behet gjygji.
Hetusia kerkon penalitet,Gjykata vendos or u shker….eft populli.
keta jane sunitet………..dhunues te femres!
Edukimi i njeriut s’behet sa hap e mbyll syt.Mbase ka kuptuar gabimin.Te gjith inatosemi.