Qazim Gjoni, avokati i Mehdi Markut, njërit prej inventarizuesve të parave të Bankës së Shqipërisë, sqaron se inventarizimi në Bankë ka qënë me përzgjedhje dhe raporti është gjetur i rregullt nga Zv.Guvernatori. Në këto kushte, tha Gjoni, klienti i tij nuk ka arsye pse të akuzohet.
“Marku, ekonomist, financier në BSH, ka qenë në një grup inventarizimi, ngarkuar nga autoritetet e Bankës në vitin 2012.
Ai ka kryer inventarizimin me një grup, në të cilin ka qënë edhe një përfaqësues i jashtëm, i cili ka qënë audit, i caktuar, i zgjedhur nga Banka.
Inventarizimi është bërë në Bankë, me përzgjedhje, jo inventarizim i plotë nga 1-si tek 100-a, por me përzgjedhje dhe janë përzgjedhur ato kuti që ka përcaktuar auditi.
Në rastin konkret, në kutitë e përzgjedhura nuk ka pasur diferenca. Problemi shtrohet se shtetasi që akuzohet se ka kryer vjedhjen, pretendon se e ka realizuar vjedhjen nga viti 2012 e në vazhdim, por ky është një fakt që duhet marrë me dyshim, sepse nuk dihet kur ka ndodhur kjo vjedhje, ku është kryer; nëse është kryer jashtë Bankës apo brenda saj dhe fakti që inventarizuesit dhe inventaret e tyre janë kontrolluar nga Zv.Guvernatori i Bankës sipas ligjit, atëherë këto inventare janë gjetur të rregullta dhe nuk kanë pse të përgjigjen se kanë shpërdoruar detyrën derisa ka qënë një inventarizim jo i plotë, jo për gjithçka, por me përzgjedhje.
Pra, sipas mendimit dhe bindjes sime penale, ata nuk e kanë shpërdoruar detyrën”, tha avokati.
Shtatë punonjësit e Bankës së Shqipërisë, të arrestuar dy ditë më parë për shpërdorim detyre, kanë dalë para gjykatës, për tu njohur me masën e sigurisë.
Seanca ndaj tyre zhvillohet me dyer të mbyllura pas kërkesës së prokurorit Ramadan Troci, i cili mësohet se ka kërkuar një gjë të tillë pasi do të paraqesë një sekret shtetëror.
Gentian Jahja, Ilir Dede, Emiljano Lamce, Medi Marku, Medi Molla, Bahri Allushi, Fatbardha Gurthi, anëtarë të komisionit të inventarizimit të BSH për vitet 2013-2014, janë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, për t’u mësuar më masën e sigurisë. Të arrestuar 48 orë më parë nga policia, ata akuzohen për shpërdorim detyre.
Në akuzën ndaj tyre, sipas Prokurorisë, shtatë punonjësit e BSH, nuk kanë raportuar për diferenca të parave në 8 arkat e dëmtuara, gjë që ka qenë lehtësisht e verifikueshme, por, ata kanë deklaruar se gjithçka ka qenë në rregull,
Kjo ka bërë që të lejohet në këtë mënyrë të vazhdohet me vjedhjen e thesarit të Bankës Qëndrore deri më 21 korrik 2014.
Gjithashtu organi i akuzës, dyshon se vjedhja është kryer në bashkëpunim, pasi 7 punonjësit e BSH kanë firmosur se gjendja në arkën në veprim për vitet 2011-2013 ka qenë në rregull.
Me parë janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim Ardian Bitraj, Mimoza Bruzi, Klevis Bejta, Lavdim Cani, Dhimitër Davidhi, Lilkana Tusha, Myzejen Belba, Petrit Ramohitaj, Bashkim Xhilaga, Dorian Çollaku.
Derisa vazhdon të drejtojë Fullani dhe këshilli i tij në bankë punët do të dalin në rregull dhe s’do të ketë fajtorë. Paratë thjesht kanë avulluar me magji.
Keta te mjere do denohen pas paktit te bere mes FULLHANIT dhe EDI RAMES dhe pas drekes ne vlore tek restoranti TIKU e MATO ku ishte MARIAN GJERMENI dhe 2 anetare te KEshilit MBIKQYRES bashke me EDI RAMEN .Pra gjithmon populli ne burg.Edi RAMA FULLHANI e buri ministres jio se jan bura te mire pavaresisht se populit i ka vajt thika ne palce.
pse mos te tallni bythen ju, kur nuk ka shtet. Me kete vjedhje Enver Hoxha i pushkatonte direkt ato te 17-te, bashke me ate Fullhalene. Vetem ai beri shtet ketu, se Amerika me perendimoret nuk arriten dot me bo shtet ketu, na sollen kete demokraci rrumpalle, xhungel.
Le qe ne kohe te tij nuk kishte shanc te behej nje vjedhje e tille, se per 1700 leke te vjetra te fuste ne burg ai, kur rroga mesatare mujore e nje shqiptari ishte 5.000 leke te vjetra.
Prokuroria i vjen rrotull ceshtjes.
Rraseni brenda “bukuroshen e Spanjes” Elisabeta Gjoni, qe eshte edhe beniamini i Familjes Berisha, dhe te gjitha detajet i keni ne tavoline.
Pas vjedhjes se bankes se shqiperise tashme paska rilindur edhe “zanati” i vjeter i vjedhjes se stemave te Benz-ave.
#VendeTeRejaPune #ShkollaProfesionale