Pas dëbimit të tregtarëve nga “Uzina Dinamo”/ Arrestohet drejtori i tregut të ri, po shtonte kapanone pa leje

30 Gusht 2014, 12:04Kronika TEMA

Drejtorit të tregut të ri në nisje të autostradës Tiranë- Durrës dukej se i kishte ardhur “zogu në dorë”.

Pasi pushteti vendor dhe ai qendror u bënë bashkë për të mbyllur tregun e “Uzinës Dinamo”, tregtarët u detyruan që të shkojnë tek tregu i Kasharit.

Fluksi i madh i tregtarëve ka bërë që pronarët e këtij tregu të ri të nisin të shtojnë kapanone pa leje.

Por policia ka ndërhyrë, duke arrestuar drejtorin e këtij tregu.

Ditët e fundit janë intensifikuar aksionet e Policisë së Shtetit për të arrestuar personat që ndërtojnë pa leje.

Ky angazhim vjen në kuadër të zotimit të qeverisë për të mos lejuar asnjë ndërtim pa leje kudo në Shqipëri.

6 komente në “Pas dëbimit të tregtarëve nga “Uzina Dinamo”/ Arrestohet drejtori i tregut të ri, po shtonte kapanone pa leje”

  1. Sal Kapone says:

    Kam besim se kjo qeveri do te punoje me mire se sa qeveria e Sal Ram Birishes ose shkurt SRBi

  2. Argita_B says:

    Arrestohet drejtori i tregut se po shtonte kapanone pa leje ndertimi!
    Vetem me nje fraze e kupton se cila eshte diferenca ndermjet kesaj qeverie dhe asaj te meparshme.

  3. Gjarperi says:

    Mos u gezo o i hidheruar dhe mos u merzit o i gezuar !
    Drejtorin e tregut te ri e nxjerr per 48 ore, nga burgu pronari i vjeter( Argida Berisha).

  4. babec says:

    Ne Kinostudio hajdeni po qe se e keni seriozisht!

    Sa kohe qe hangari pseudo teater Tirana rri ne kembe perballe komisariatit rrugor e ne krah te Arkivit tone te filmit, perben proven e ngadhenjimit te mafias mbi shtetin!

    Kujtoj Se hangari u ngrit pas zgjedhjeve te vjeteshme, pa u krijuar qeveria e re! Pra nga korriku ne shtator 2013! Ndertimi eshte bere ne toke shteterore te marre me qera per lulishte!

    15 metra nga Komisariati i Policise Rrugore dhe 500 metra nga Komisariati nr.4, banda qe e ka ngritur provon çdo dite Se ja ka futur Shtetit koken ne bythe!

    Sa per kulturën kombetare, ky hangar turpi demton dhe AQSHF, e cila per momentin drejtohet nga injorante te korruptuar nga banditet qe shkaterruan kinostudion!

    Denoncimet kane qene te bollshme per kete problem, mos reagimi provon implikimin!!!

  5. Nje problem i ngritur s’mbyllet me lehtesi siq pretendon qytetari.

  6. daljana says:

    Dizinformacjon,turp turp turp,drejtori esht ne zyre dhe i hapur per tgjith qytetaret dhe nuk ka as1 ndertim pa leje aty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje