Operacioni antikanabis në Dukagjin ka hyrë në ditën e 9 të tij, ndërsa një ditë më parë u asgjësuan 1350 rrënjë kanabis sativa.
Kanabisi u gjet në një zonë të pyllëzuar tepër të thepisur, me rrugë shumë të ngushta dhe të rrezikshme për t’u kaluar. Policia zbuloi dy stane, pranë të cilëve ishin ndërtuar dy sera, që përdoreshin për tharje të bimës narkotike, të cilat ujiteshin me ujë që sillej me tuba plastike nga rreth 1 km larg.
Në përfundim të këtyre operacioneve është bërë i mundur asgjesimi i 3615 bimëve të dyshuara cannabis sativa, të kultivuara në 18 parcela. Në aksion mbeten të angazhuara 150 forca policore operuese, 21 automjete si dhe 3 skafe. Operacioni sot do të shtrihet në disa zona të Komunës Shllak, Plan dhe Shosh.
Ndërkaq Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Lekë Thanin, i akuzuar për ‘vrasje në tentativë ndaj punonjësve të policisë’.
Thani akuzohet gjithashtu edhe për kultivim të bimëve narkotike e armëmbajtje pa leje. Gjatë seancës Thani ka mohuar akuzat, duke u vetëdeklaruar i pafajshëm. Arrest me burg është masa që është dhënë edhe ndaj Fatmir Shpatit, ku sipas prokurorisë përfshirja e tij dhe e Thanit provohet nga transkriptimet e bisedave telefonike. Avokati i Shpatit ka deklaruar se ai është vetëdorëzuar dhe se nuk ekziston përgjimi telefonik. Vetë i pandehuri ka mohuar përfshirjen në sulmin me armë ndaj policisë.
Ky Leke THANI mos eshte gje Lek PLEPI?
policiet e shkrete u bene daulle fare nga djegja e gjithe ketyre rrenjeve. pasi tymi i tyre eshte njesoj sikur e pi vete.
Do ishte mir te sigurojm drithin.