Gjenden trupat e adoleshentëve të mbytur në Pogradec/ Familjarët: Shkonin për punë, jemi të varfër

28 Gusht 2014, 11:10Kronika TEMA

Polumbarët kanë arritur të nxjerrin trupat e dy adoleshentëve të mbytur në liqenin e Pogradecit të mërkurën.

Viktimat janë: Ardian Kosturi, 18 vjeç, dhe kushëriri i tij dhe Aleks Kula, 14 vjeç, të dy nga fshati Libonik i Korçës.

Pasditen e djeshme policia ka arrestuar edhe dy pronarët e pedalonit, Ilia Shyta 63 vjeç dhe Çelnik Zyferi 62 vjeç, të akuzuar se u kanë dhënë dy viktimave mjetin lundrues me qira, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, në kundërshtim të plotë me Vendimin e Keshillit të Ministrave, i cili ndalon dhënien për lundrim të këtyre mjeteve për shtetas të moshave nën 18 vjeç.

Ndërkohë të afërmit e viktimave thonë se ata shkonin nga Korça në Pogradec për punë.

Gjyshja e Ardianit thotë se ata jetonin në varfëri.

“Ai shkonte shpesh në Pogradec ose në Korçë për të shitur palare dhe okllai për të nxjerrë bukën e gojës. Nga halli e bënte. Ne jemi familje e varfër. Me punën e të atit si marangoz dhe të ëmës këtu në fshat nuk ia dilnim dot.

Dinin pak not, por jo për të hyrë në liqen. Po ta dinim, nuk do ta linim të shkonte në Pogradec,” thotë ajo, duke shtuar se ai është fëmijë i vetëm.

“S’kemi ç’e duam jetën po na iku ai. Më mirë të më marrë mua Zoti dhe jo atë. Unë e hëngra timen”.

9 komente në “Gjenden trupat e adoleshentëve të mbytur në Pogradec/ Familjarët: Shkonin për punë, jemi të varfër”

  1. kot says:

    Ngushelime familjes.

  2. ed says:

    Ngushëllime familjes, humbje e rëndë.

  3. liu says:

    une jam vete nga pogradeci dhe nuk e di se car ndodh ne liqen ka vende qe uji i thith poshte gjynah djem te rinj ik njeriu per 1 sek

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Ngushellime familjes !

    Ne ditet e fundit te sezonit,kur pritej te mbyllej ky vit pa viktima ,korçaret perseri shenojne viktimat e rradhes.
    Jane te rralla vitet kur ne liqenin e Ohrit,nuk mbyten korçare,kjo per njohje te pakte te liqenit dhe pamjaftushmerise per te notuar.
    Masa te rrepta duhet te merren,per sigurimin teknik gjate lundrimit.Paisja me komerdare dhe jelek shpetimi,duhet te jete e detyrushme.

  5. tironesi says:

    Ngushellime famijes.ngjarje e rende.Duhet te merren masa per te ruajtur njerezit nga mbytja.Ka pervoje ne Pogradec por ato duken te vjetra dhe nuk zbatohen,vendosaj e sinjaleve per te kufizuar vendinku ndalohet larja,motorskave nga bashkia per njerezit qe shkojne ne thellesi.

  6. Ngushllime dy familjeve!

    C’fare fatkeqsie,akoma femij dhe vdesin duke siguruar buken e gojes!

  7. stela says:

    Shume e dhimbshme! Ngushellime!

    Po Erion Veliaj thot eshte zvogeluar papunesia?! Ekzistojne zyrat e kesaj ministrie neper rrethe? Ato duhet te bashkepunojne me zyrat vendore te rretheve per mirqenien e popullit, jo te luftojne njeri-tjetrin ne kurriz te popullit.

    Krim! Po pse nuk ofrojne punesim sezonal per te rinjte ne Evrope? Erion Veliaj duhet te shikoje pak cfare mundesirash u ka ofruar BOsnja shtetesave te vet per punesime sezonale ne Itali dhe Gjermani.

    Punoni!!!! Merrni shembull nga fqinjet boshnjake, te cilet vjet u bene problem nga BE-ja per numrin e madh te azilkerkuesve, e megjithate shikoni c’mundesira i ofrojne popullit te vet , qe mos te vdesi rrugeve.

    Ju qe keni zaptuar zyrat e shtetit, hapni ato faqet e internetit te punesimit italiane e gjermane, e beni dicka per popullin.

    Hapini syte kafshe!!!!! E merrni rrogen qyl. Vdekshi ju me mire, se keta femije qe e kane te ardhmen perpara, por fatkeqesisht te erret.

  8. omar kajham says:

    Ngushellime familjes se viktimave per kete katastrofe qe ju ra.

    Por te pakten shyqyr qe i gjeten ,sepse shumica e te mbyturve ne liqenin e pogradecit nuk jane gjetur kurre jane zhdukur.

    Ai eshte nje liqen misterioz qe nuk dihet se cfare ndodh kur bie ne uje larg bregut .

    Per kete fakt eshte shkruar dhe nje artikull ne kohen e mbretit zog , per zhdukjen e shume njerezve, si dhe nje grupi diplomatesh te cilet rane ne liqen nga permbysja e varkes, trupat e te cileve nuk u gjenden kurre.

    Artikulli fliste per peshq perbindesh.

  9. mendimi says:

    tragjedi shume e rende, sa keq….. nuk gjen fjale ngushellimi… familjaret pacin forcen per ta perballuar kjo tragjedi mund te ishte parandaluar nese do te kishte paralajmerime per zona te rrezikshme ne liqen. Ne tabanin e liqenit mund te kete gropa ne te cilet qarkullojne rryma te fuqishme uji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje