Një çift bashkëshortësh u arrestuan pasi tentuan që të fusin në qelitë e burgut një sëpatë për djalin e tyre.
Ngjarja ndodhi në burgun e Peqinit.
Isuf dhe Margarita Osmani, 47 dhe 43 vjeç nga Levani i Fierit mësohet se kishin shkuar për të takuar në burg djalin e tyre, Mici Osmani, i dënuar me 20 vjet burg.
Ata janë kapur në kushtet e flagrancës pasi gjatë kontrollit të sendeve personale që do t’i jepnin të birit, kishin fshehur një sëpatë mes rrobave.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet rreth arsyes së fshehjes së një mjeti të tillë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Kjo nuk esht mbajtie e armeve te ftota, ktu kemi nje çift kafshesh qe i tregojn botes qe per ç’fardolloj krimi qe te ket kryer djali i tyre fajtor jan prindrit se keshtu e paskan edukuar vet djalin e tyre dhe jan kta qe e kan mar ne qaf qe sot ai gjendet ne burg per krimet e tij,per mua nxireni jasht djalin dhe fusni kta prinder kafsh ne burg se jan kta qe e meritojn burgun,kta jan pjestar ne nje krim te mbetur ne tentativ nuk jan shkeles ligji per mbajtie arme pa leje,se keshtu i letesoni gjerat ju dhe kur vriten njerez nuk ju vjen mir gjykat rrugaçesh.
Do te shkoje haku tek i zoti ,te tre ne burg .