Vjedhja e thesarit/ Apeli lë në burg 7 ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë

26 Gusht 2014, 13:26Kronika TEMA

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi masën e arrestit me burg për 7 ish- zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, të cilët u arrestuan pas zbulimit të skandalit të vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari.

Dorian Çollaku, Petrit Ramohitaj, Myzejen Belba, Lavdim Cane, Bashkim Xhilaga, Liljana Kola dhe Dhimitër Davidi, të dyshuar për përfshirje në superskandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit do të qëndrojnë në burg, pasi Gjykata e Apelit nuk ndryshoi masën e sigurisë ndaj tyre.

Petrit Ramohitaj ishte i pari mes të arrestuarve për të cilin Gjykata e Apelit la në fuqi masën e arrestit me burg dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë, edhe pse Ramohitaj pretendoi të mos ketë faj në supervjedhjen e BSH-së.

Ai ka sqaruar trupin gjykues se nuk ka pasur përgjegjësi përderisa nuk ka pasur në dispozicion bazën logjistike.

Të njëjtën masë sigurie la në fuqi Gjykata edhe për ish- Drejtorin e Departamentit të Emisionit Dorian Çollaku, i cili ishte i fundit që u përball me trupin gjykues, si dhe për 5 specialistët e tjerë.

Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të jetë përfshirë në skandal, por gjykata i bëri ata përgjegjës, duke u shprehur se nuk kanë kryer detyrat ashtu siç duhet. Pikërisht neglizhenca e tyre ka çuar në vjedhjen në dy arkat, atë stok dhe atë në veprim.

Nga dhjetë të arrestuarit për skandalin e vjedhjes së bankës, Ardian Bitraj, ish-përgjegjës i Arkës Stok, që ka pranuar se ka marrë 713 milionët dhe i ka shpenzuar të gjitha në kazino dhe lotot e sportit.

Bitraj dhe kolegia e tij, Mimoza Bruzia, nuk i janë drejtuar Gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshim mase sigurie. Të dy u kallëzuan nga BSH për abuzime financiare.

2 komente në “Vjedhja e thesarit/ Apeli lë në burg 7 ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë”

  1. Leonard Dingo says:

    Nuk eshte mencuri e nje avokati te ankohet ne apel kur e di qe nuk pranohet kerkesa,por kur ta kerkon klienti eshte tjeter pune.Dihet boterisht qe do te miratohej vendimi i shkalles pare.

  2. imas says:

    Une mendoj se me shume faj kane personat pergjegjes per kontrollin e mbikqyrjen e arkave se sa vjedhesit, pasi po te kishte patur kontroll te perditshem e te rregullt, vjedhesit do te ishin kapur me më pak vlera monetare, ose nuk do t’ju ishte dhene fare mundesia per te vjedhur. Keshtu qe te mos hiqen si te pafajshem keta te tjeret qe kerkojne masa me te buta sigurie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje