ILDKP kallëzon kreun e AKB/ Tare: E kam deklaruar pasurinë me vonesë

25 Gusht 2014, 17:19Kronika TEMA

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kallëzon penalisht Auron Tare për parregullsitë në deklarimin e pasurisë.

Sipas një njoftimi zyrtar nga ILDKP, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit rezulton të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal.

“Pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm do të njoftojë dhe institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë Auron Tare në një reagim të tij sqaron se e ka bërë me vonesë deklarimin e pasurisë dhe se për këtë ka paguar edhe gjobën për deklarim të vonuar.

“Kam paguar gjobën për deklarim të vonuar, mund ta faktoj”, shprehet Tare.

14 komente në “ILDKP kallëzon kreun e AKB/ Tare: E kam deklaruar pasurinë me vonesë”

  1. veterani says:

    Te zbatohet ligji,te behet shteti.

  2. Arvizua says:

    Hajduti rilindas!!!

    1. Korabi says:

      Hajdut rilindas, por rilindja po ja con dosjen ne prokurori . Eshte gje e mire apo jo?

  3. frank says:

    Ky qe nuk la ikona pa shitur,nje matrapaz qe u be i pasur duke shitur objekte arkeologjike tel cifuti rothchild.

  4. amaride says:

    Kot ! Gjasme po bejme sikur punojme! Shkarkojeni pra a ka shkel ligjin !!!!

  5. anisa says:

    Po ku di nje njeri si ky ligje dhe rregulla. Ky as detyrimet e veta nuk permbush…
    Kush e njeh mire, e di per cfare flas…

    1. epaminonda Koleka says:

      O Anisa ky rilindasi i sternipit tip Edit te Netws mos ka ndonje femije jashte martese dhe nuk i paguan pensionin ushqimor apo nuk i permbush detyrimet e shtratit ndaj gruas amerikane, qe ka aktualisht?! Te lutem mu pergjigj Anisa.

  6. Analisti Fevzi Fullhan Nurellari says:

    Ky eshte supermafjoz. I shkojne tentakulat shume thelle. Ka bere namin me kompani turistike, OJQ, donacione, etj.

  7. Argita_B says:

    Nuk e njoh dosjen ne fjale po pjesa me e madhe e politikaneve oportuniste shqiptar kur jane ne opozite nuk lene te zeze pa thene per kundershtaret dhe kur vijne ne pushtet bejne me keq se ata qe kritikojne!

  8. 2k says:

    Hahahahaha do te jesh kantidat nga PS per Bashkine Sarande ti Auron?! I ke marre leje Kocos?! Ke marre bekimin e tij?! E po nuk i ke bere te gjitha keto ki kujdes se c’nuk te ndodh. . .

  9. entela says:

    qe nuk ka deklaruar ne afat sigurisht qe eshte shkelje por mos beni moralistin kot. shikoni ata qe bejne deklarime te rreme. auroni mund te kete gabuar ne kete rast por si e deklaron vete e ka bere deklarimin me vonese

  10. Agron Babo says:

    Ky Auroni vjen verdalle neper bregdet dhe ju ve gjoba bisneseve ne emer te PS. Sa me shpejt te clirohet PS prej njerezve si ky, aq me shpejt do behet ky vend.

  11. xhevriko says:

    ILKDP, nje nga institucionet me QESHARAKE qe mund te egzistoje dhe qe paguhet nga djersa e ketij populli per te treguar perralla….rroft rilindja…..

  12. albania says:

    Ky eshte shok me ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje