Klevis Bejtja, nipi i Ardian Bitrajt të dyshuarit kryesor për skandalin e Bankës së Shqipërisë, ku u vodhën 713 milionë lekë do të qëndrojë në burg.
Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit, teksa i pranishëm në seancë vetë Bejtja ka zgjedhur të heshtë duke ia lënë fjalën avokatit të tij mbrojtës, i cili kërkoi hetim në gjendje të lirë.
Për avokatin e tij mbrojtës mbajta në burg e Bejtaj është e padrejtë dhe vendimin e gjykatës do ta dërgojnë për rekurs.
Për organin e akuzës Bejtja është një ndër të arrestuarit kyç për ngjarjen, pasi ky i fundit veç lidhjes me Bitrajn si dajë, ka patur dhe marrëdhënie tepër të ngushta, pasi prej kohësh çdo aktivitet e kryenin së bashku, përfshi këtu dhe transportimin e parave të vjedhura, si dhe fshehjen e tyre.
Për grupin hetimor në Prokurorinë e Tiranës dosja konsiderohet ende sekret, pasi plotësimi i dëshmive nga personat e arrestuar ka zgjeruar rrethin e të përfshirëve në këtë skandal ku arrestimet sipas një burimi për a1report pritet të shtohen dhe me 6 të dyshuar të tjerë.
te kerkoje demshperblim qe e mbajten kete muaj kot ne burg
Arrestoni ata qe kane bere ligje te tilla duke i lejuar qe te punojne si familje ne nje vend pune dajo e nip,vellezer e motra,kuneter e ku di cfare tjeter cudira qe ndodhin ne kete vend, por arrestoni edhe grupin e mbikeqyrjes qe nuk ka bere punen, Klevisi ka vjedhur se i kane lene shteg ne ligje, ndryshe ai nuk do kishte asnje mundesi per te vjedhur, ai eshte shtyre drejte vjedhjes per shkak te ligjeve e rregullave jo serioze te vendosura ne banke ,ose jane bere ligje te tilla qellimisht per te vjedhur.