Lazarati i veriut/ Policia nis operacionin e madh në zonën e Dukagjinit

21 Gusht 2014, 10:03Kronika TEMA
Lazarati i veriut/ Policia nis operacionin e madh në zonën e

Pas Lazaratit, Policia e Shtetit ka nisur një nga operacionet më të mëdha kundër kanabisit, këtë herë në veri të vendit.

Raportohet se shënjestër e operacionit është zona e thellë e Dukagjinit në Shkodër.

Njoftimi është dhënë nga vetë policia e qarkut të Shkodrës, e cila deklaron se “në zbatim të detyrave të Plan– Veprimit Kombëtar të Luftës Kundër Kultivimit të Lëndëve Narkotike, organizohet sot një operacion në shkallë të gjerë për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me lëndë narkotike”.

Siç njofton policia, operacioni do të shtrihet kryesisht në komunat e zonës së Dukagjinit, Shllak, Shosh, Pult dhe Temal dhe do të vazhdojë deri në asgjësimin e të gjitha parcelave të mbjella me lëndë narkotike në territorin e qarkut Shkodër.

Operacioni do të zgjasë 3 ditë dhe në të janë angazhuar:

·140 forca policie të Drejtorisë së Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

·10 mjete të rënda për transport trupash.

·3 helikopterë.

Janë rreth 150 parcela të evidentuara paraprakisht si të mbjella me kanabis.

5 komente në “Lazarati i veriut/ Policia nis operacionin e madh në zonën e Dukagjinit”

  1. fans i tom doshit says:

    sa keq po me vijka po ja djegin bajraktarit tone tom doshi plantacionet e mallit. ku me marr landen e pare ky? o edi rama thirri trunit se ka hedh leke shef toma per rilindjen, mos ja permys kupen me ligj. ai ska lufutu me lulzu ligji po krimi, besoj e dini edhe ju

    1. ilva says:

      lereni mor luften brenda partise se po shikoni sa mire po ec policia ?

      1. Pilo Lala says:

        Bravo Policia, bravo Tahiri!
        Kujdes ne Veri, se keta te vrasin mbas shpine.

  2. shpatar says:

    Ju shofte fara atije qe mbolli kete fare ne gjithe Shqiperine .

  3. kapiten says:

    Ti mor fansi K shiko e boj noj lek ne hanet e hotit e mos u merr me Tomen ti minj kanalesh qe te dridhet gjithe lekura para tij. Po te njoh mire se kush je moj gru e keqe as semafori ste prano me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje