Vjedhja e thesarit/ Prokuroria merr në pyetje Çollakun, dyshime se paratë janë transferuar jashtë

19 Gusht 2014, 17:49Kronika TEMA

Dorian Çollaku, ish-Drejtori i repartit të Emisionit të Monedhës në Bankën e Shqipërisë, i cili ndodhet në paraburgimin e Burgut 313, pritet të merret në pyetje të mërkurën nga grupi hetimor, i cili po heton vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve nga thesari i bankës qendrore.

Kjo është hera e parë që Çollaku do të merret në pyetje që pas caktimit të msaës së sigurisë.

Organi i akuzës ka përqëndruar hetimet jo vetëm në zbardhjen e skemës së vjedhjes, por edhe për të gjetur destinacionin e parave të vjedhura, për shkak se nuk besohet pista e deklaruar nga Ardian Bitraj, i akuzuari kryesor për vjedhjen, se shumat i ka harxhuar në lojra fati apo lloto sportive.

Burime nga organi i akuzës konfirmojnë dyshimet se paratë janë transferuar me rrugë ilegale jashtë shtetit.

Në bazë të të dhënave të sistemit TIMS nga pikat e kalimit kufitar, rezulton se ish-Drejtori i repartit të Emisionit të Monedhës Dorian Çollaku vetëm në 2014 ka kryer 12 hyrje-dalje jashtë Shqipërisë, ndërsa destinaconet kanë qenë Italia, Austri dhe  kryesisht Greqia.

Ndërsa i akuzuari kryesor për vjedhjen Ardian Bitraj rezulton që prej 2011 nuk ka dalë jashtë Shqipërisë.

Prokuroria dyshon se skemat e vjedhjes janë realizuar brenda 1 viti, ndaj është vënë në gjurmimin e të dyshuarve që kanë dalë jashtë Shqipërisë në 2 vitet e fundit për gjetjen e destinacionit të parave të vjedhura.

Në 12 gusht, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, i ka dorëzuar zyrës së prokurorit Troci, listën e familjarëve të afërm të 10 të arrestuarve për skandalin e vjedhjes së Bankës.

Prokuroria mësohet se është duke përgatitur një letër-porosi fillimisht për autoritet greke për transfertat apo depozitat e mundshme në bankat e shtetit helen në emër të të arrestuarve apo familjarëve të tyre.

Sipas pohimit të vetë Bitrajt pas arrestimit, janë realizuar 2 skema për vjedhjen e parave. E para ishte vjedhja nga kolitë e importit të kartëmonedhave të reja në lekë që vijnë nga fabrikat në Zvicër. Paratë që vidheshin  zëvendësoheshin me broshura dhe libra.

Skema e dytë ishte vjedhja e parave të dëmtuara dhe të vjetra të cilat i nënshtroheshin procedurës së asgjësimin. Të dyja skemat e vjedhjes ishin vënë në zbatim në repartin e Emisionit të Monedhës që gjendet në Linzë.

Përveç drejtorit Çollaku dhe Bitrajt, në paraburgim për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Bankës janë edhe Mimoza Bruzi, Petrit Ramohitaj, Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba, Dhimitër Davidi, Bashkim Xhilaga dhe Kleves Bejtaj.

6 komente në “Vjedhja e thesarit/ Prokuroria merr në pyetje Çollakun, dyshime se paratë janë transferuar jashtë”

  1. albina says:

    i deshen per pleqeri se jane mesuar me shume pare zoterinjte tani merruani shpirtin

  2. ohoho pasha says:

    Per kta duhet tortura, vetem keshtu mund t marim vesh te verteten.

  3. dyshime says:

    S’esht mir te vidhen parat e shtepis.

  4. spring says:

    Haha,akoma dyshojne….merni pincat e kercenojeni se do i shkulni dhembet,ka per te treguar menjehere se nuk eshte komunist, si Saliu qe edhe po t’i kercesh persiper,nuk tregon.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Jane vjedhur ne janar-qershor 2013,gjate fushates elektorale !
    Kontrolloni daljet nga thesari, per kete periudhe,ne drejtim te ministrive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje