Nuk i japin para për drogë/ 17- vjeçari tenton të therë prindërit, arrestohet nga policia

19 Gusht 2014, 16:31Kronika TEMA

Policia e Mirditës ka parandaluar një krim të mundshëm brenda familjes, ndërsa ka arrestuar një 17- vjeçar.

Mësohet se Ardit K. është arrestuar në flagrancë nga efektivët blu, teksa ka tentuar të godasë me thikë prindërit e tij.

Ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila ka mundësuar parandalimin e krimit në familje.

Refuzimi i prindërve për t’i dhënë atij para, ka bërë që 17-vjeçari të rrëmbejë thikën, duke kërcënuar se do t’i vriste ata.

Madje sipas policisë, 17- vjeçari, gjatë momentit të arrestimit, ka kërcënuar edhe punonjësit e policisë.

Ndërkohë është sekuestruar edhe thika, në cilësinë e provës materiale.

3 komente në “Nuk i japin para për drogë/ 17- vjeçari tenton të therë prindërit, arrestohet nga policia”

  1. ohoho says:

    shkollat e sales edukimi,kultura…

  2. fshesa says:

    rrite qenin e qeni nje dit do te han e lumet na per kohen qe ka ardh dikur me 6 7 fmi me te edukuar sot me 1ose2 as ne qiell as ne tok hapja deren e te shkoj nga te doj

  3. tenton says:

    Duhen vite dhe nje stabilitet i plot per te perballuar rrugen e nisur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje