Kamerieri u vra me mjete bujqësore, u hodh në bagazh

17 Gusht 2014, 08:16Kronika TEMA


-Denis Vyshka, ka merieri që u tortu rua nga pronarët e lokalit ku punonte në Dhërmi, është vrarë me një armë bujqësore. “GSH” zbardh sot dosjen e plotë të prokurorisë, ku përshkruhet mënyra se si iu mor jeta 28-vjeçarit. Ndërkohë, buri-me pranë grupit hetimor deklaruan se, gjatë kohës që Denis Vyshka është torturuar, një prej personave e ka filmuar me celular, por kur ka parë që i riu ka vdekur, e ka fshirë filmimin. Ekspertë të policisë e kanë dërguar celularin në Tiranë për të rikthyer përsëri filmimin. Gjithashtu, hetuesit pohuan se në trupin e viktimës ka pasur shumë shenja torture, duke nisur që nga djegia me cigare në dorë dhe deri te një goditje në kokë dhe shenjë mbytjeje në fyt, çka i kanë sjellë dhe vdekjen.

10 komente në “Kamerieri u vra me mjete bujqësore, u hodh në bagazh”

  1. x says:

    me ne fund 1 lajm serioz,pas lajmit me video te montuar ku 1 mama eshte e paguar.ishalla burgim te perjetshem te 3,ne te kundert familja te marr hakun e djalit.

    1. albina says:

      dakort burgim te perjetshem

  2. Ago says:

    Kriminelet ne litar!!! Krimi nuk mund te luftohet me mjetet qe jane perdorur deri sot. Te vihet ligji i denimit me vdekje pasi do te kete me pak krime.

  3. deti says:

    Thjesht per kujtese, meqe ne jurisprudence thone qe studjohet e drejta romake;
    Ne Romen perandorake, drejtesia e asaj kohe kishte nje sentence: Ekzekutimi i fajtorit (fajtoreve) eshte homazhi i fundit qe i behet viktimes (viktimave).

  4. UN says:

    O zoti gazetar ju nuk keni faj se nuk keni ber gjuhe SHQIPE ne shkoll, por megjithate bej kujdes kur shkruan se nuk esht e nevojshme te ndash fjalen kamarjer ne ka dhe marjer se eshte turp je me shkoll te lart pale,fjala burime shkruhet ne kte menyr jo bu dhe rime lat nam mer zot me kto lloj gabimesh qe nuk i falen nje nxenesi te fillores

  5. frank says:

    Kush i shkruan keto shkrimet online jane mbushur me gabime,o mero dergoi per diktim gazetaret e tu, se shkruajne me keq se joseqiva topalli.turp!
    me siguri jane nga ajka e universiteteve te sali qenit.

  6. hysa says:

    e kta mut pronaresh qe vjedhin cdo dit biles edhe vetveten tregohen trima me njerez te pa mbrojtur me gjith ato tortura pronari imeri po mbulon vjedhjen e tij

  7. Asllan kapedani says:

    Gjykata duhet ti liroje urgjentisht vrasesit. Ata, duke i marre jeten nje varfanjaku,kane ndikuar drejtperdrejt ne uljen e varferise dhe te papunesise gjithashtu.
    Sidoqofte, perpara se ti lirojne, duhet ti bejne ti provojne te gjitha keto “kenaqesite” qe keta kafshet ia bene atij diteziut.

  8. Altinun says:

    Zakonish keto krime neper bote ndodhin nga persona te c’ekuilibruar menderisht! Ndersa ketu eshte krejte tjeter, ketu eshte shprehje e dhunes se te fortit mbi te dobtin, e atij qe ka bere biznese me dhune, droge e prostitucion, e qe mendon se mund te shkele cdokend.
    Fatkeqsisht ne shqiperi keta nuk jane pak por nje shtrese e tere njerezish qe po e “ndertojne” kete vend me paret e pista te trafiqeve. Qe na thone se ky vend nuk mund te behet ndryshe por vetem me keto para, e qe na zene plazhet, sheshet e trotuaret duke privatizuar cdo gje!

  9. toni alb says:

    Edhe shajme grekerit ne pastaj……shqiptari per shqiptarin eshte egersire….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje