Sërish tragjedi/ Mbyten në det një 7- vjeçare dhe një 46- vjeçar

15 Gusht 2014, 17:41Kronika TEMA

Sërish tragjedi në det. Dy persona janë mbytur në harkun e dy orëve në plazhin e Patokut dhe në Shëngjin.

Rreth mesditës, një vajzë 7-vjeçare nga Pogradeci ka humbur jetën teksa lahej në det në Patok.

Ndonëse Sara Hoxhallari ka qenë e shoqëruar nga prindërit, nuk ka mundur të shpëtojë.

Shkak për mbytjen e të miturës duket se ka qenë deti i trazuar dhe me dallgë.

Vogëlushja i ka shpëtuar për një çast vëmendjes së prindërve duke u përfshirë nga dallgët.

Ndonëse pushuesit janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, 7-vjeçarja nuk ka mundur të shpëtojë.

Ndërkohë, në bregdetin e Shëngjinit është mbytur një shtetas kosovar nga Ferizaj, i cili ndodhej për pushime.

46-vjeçari Bekim Gana ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por çdo gjë ka rezultuar e kotë.

Edhe në Shëngjin, deti i trazuar është bërë shkak për mbytjen e 46-vjeçarit.

6 komente në “Sërish tragjedi/ Mbyten në det një 7- vjeçare dhe një 46- vjeçar”

  1. Todri says:

    O prinder! Edhe njehere me pare kam komentuar per kete ceshtje, kujdes bregdetin ranor sidomos kur fillon era. Te gjithe te mbyturit jane ne Adriatik. Te genjen se eshte i ceket fillimisht, por ka ato te ashtuquajturat “gropa” ose “brigje”, pas te cilave del prape cektesira. Mjafton te pish ca uje e nuk e merr me veten. Distanca relativisht e madhe nga bregu ben te pamundur ndihmen.

  2. Makarov says:

    u ikte truri i lene femijet vetem dhe shtrohen ne muhabet si lopet.

  3. DEFEKT TEKNIK-rifillojme se shpejti says:

    Edhe ai 46 vjecari,i shpetoi shikimit te prinderve.Po boll se na gajaset,,,kudo ndodhin keto tragjedi,ishalla se ke te shkruar thuaj

  4. Biz says:

    Ore po ca behet keshtu mor? Po mire mor ai kokrra legenit ai piktori na e mbushi facebookun me reklama qe qeveria gjoja ka ngrit keto baywatcherat e leshit dhe mender ngelen duke vdek rob.

  5. rama show says:

    Detet me rere dmth adriatiku eshte det qe te genjen dhe te mbyt se nuk e kupton qe ka te merr dallga dhe rryma.ne jon himare apo sarande rralle mbyten.

  6. limo says:

    ……. Do te mesojne njerzit si te sillen me vehten e tyre……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje