Liqeni artificial/ Gjendet i mbytur një shtetas

12 Gusht 2014, 09:10Kronika TEMA

Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm. Trupi i pajetë i viktimës, rreth të 50-ave, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u gjet rreth orës 06:15 në tek Diga e Liqenit Artificial.

Ishin kalimtarë të rastit ata që kanë pikasur trupin e pajetë dhe më pas kanë lajmëruar dhe policinë e Tiranës.

Forcat e rendit kanë mbërritur e menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje