Më në fund një procedim i tillë!
Sa herë kemi dëgjuar për ambulanca që nuk vijnë kur duhet dhe për mjekë që nuk japin shërbimin në kohë?
Këtë herë Policia e Kavajës ka vendosur të nisë procedim penal për stafin mjekësor të spitalit rajonal, pasi nuk kanë dhënë ndihmën e duhur për dy prindër, që humbën jetën në Qerret, në përpjekje për të shpëtuar nga mbytja fëmijën e tyre 7 vjeç.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal për mjekun Ibrahim M., infermierin Zylyftar B. dhe shoferin e ambulancës Adem V., ndaj të cilëve rëndon akuza e mosdhënies së ndihmës në kohë.
Pavarësisht se ambulanca ishte në gatishmëri, mjeku, infermieri dhe shoferi erdhën 20 minuta me vonesë. Nëse do të vinin më shpejt mund të shpëtohej jeta e njërit prej prindërve.
Tragjedia ndodhi rreth orës 14:00 të së enjtes kur papritmas në plazhin e Qerretit nisën dallgët dhe moti u përkeqësua.
Fëmija 7 vjeç është gjendur i vetëm në bregun e dytë të plazhit.
Prindërit e tij, Sinan Shala dhe Luljeta Shala, e kanë pikasur teksa dallgët po e merrnin me vete.
Ata nxituan dhe u futën në det duke e arritur të miturin.
Por teksa e nxorën atë nga dallga, çifti nuk arriti dot të dilte në breg.
Një tjetër dallgë e madhe i përpiu ata.
Plazhistë të tjerë, që janë bërë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, u futën dhe arritën të nxjerrin në breg të gjallë fëmijën. Ai u dërgua në spitalin e Durrësit, pasi kishte probleme me frymëmarrjen, por pas ndihmës intensive të dhënë nga bluzat e bardha tashmë jeta e fëmijës është jashtë rrezikut.
Te qeshesh a te qash?!
Po ambulanca qe eshte nga brenda si Zuk-et e druve te njehere e nje kohe?!
Gjithkush qe ka marre ne telefon ambulancen ne Tirane e di mire se kudo qe te ndodhet ai, ambulanca do 1 ore teplote te vije.
Edhe nese ti e ke shtepine 5 minuta nga urgjenca e tiranes perseri atyre u duhet 1 ore per te ardhur ? :(.
Mbani ndonje numer taksie ne telefon se urgjenca te ben pune vetem nese e ke me nge punen!
Ore a do e jepni te sakte lajmin, ketu thoni i perpiu dallga te dy prinderit, e po anloheni se paska ardhur ambulanca me vonese, e nuk u shpetua nje nga prinderit. Po pse po te kishin ardh shpejt, do ndalonin dallgen mjeket. Opo ne Bang ra gjithe ajo dallge, e spo e rruan as i pari i vendit dhe as urgjenca e Qeverise.
Edhe sikur të ishin në vend nuk shpëtojnë askënd nga vdekja këta – nuk dinë se si bëhet, as ja kanë mësuar as nuk duan të mësojnë. Shërbimi i Urgjencës do njerëz të tjerë të trajnuar për atë punë. Nuk i kuptoj edhe politikanët sepse edhe ata mund të kenë nevojë për ndihmë urgjente, dhe po ky Zylyftari do ti vijë me ambulancë, pse nuk investojnë seriozisht në këtë shërbim.
Po mire gjithe ata njerez qe filmuan me iphona.po o njerez koti klikoni ne google si mderhyet per te mbyturit dhe kishte shpetuar ajo apo ai.rrini gjithe diten ne fb dhe nuk lexoni asgje te hajrit vetem shiko si u mbyt apo shiko si ra
Nuk e kuptoj c hyn urgjenca e spitalit ketu . Atyre dhe po te kishin dale nga te gjalle ndihmen e pare duhet ta mernin ne moment nga personat e ndodhur aty nuk pret i mbyturi per ambulancen e urgjencen . Ky veprim i Policise se Kavajes me duket me shume si paraprite per te mbuluar mos vepimin e rojeve te bregdetit ose mosndodhjen ne krye te detyres se personave qe meren me vezhgimin e rasteve te tilla ne plazh. Me nje fjale e gjithe zhurma per te lare gojen.