Pas Tiranës, nënshkrimi i peticionit ku kërkohet mbledhja e Parlamentit në një seancë të jashtëzakonshme për të shkarkuar guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është shtrirë edhe në disa qytete të vendit.
Organizatorët nga shoqëria civile, nismëtarë të këtij peticioni, i thanë Top-Channel se deri mbrëmjen e së shtunës numri firmëtarëve të peticionit i kalonte 2.500 persona.
Sipas tyre, paraditen e së hënës në çdo qytet të Shqipërisë do të vendosen tryeza nga ku qytetarët do të kenë mundësi të vijojnë nënshkrimin e peticionit, si një formë për të kërkuar nga Parlamenti marrjen e nismës për shkarkimin e guvernatorit, por edhe si një formë proteste qytetare ndaj aktit të papreçedent të vjedhjes së bankës së shtetit.
Krahas nisms së mbledhjes së firmave të qytetarëve, presionet për dorëheqjen apo shkarkimin e guvernatorit të BSH janë shtuar si në media, ashtu edhe në qarqet politike.
Pavarësisht se në deklaratën e para disa ditëve të qeverisë lidhur me vjedhjen e 7.1 milionë dollarëve nga Banka e Shqipërisë nuk përmendet emri i Fullanit, duket se brenda mazhorancës po shtohen zërat që kërkojnë largimin e tij.
Pas deklaratave të forta përmes rrjetit social Facebook të kreut të komisionit parlamentar të ekonomisë, Erion Braçe, për nevojën e largimit nga detyra të Fullanit, një tjetër deputet i maxhorancës, Fatmir Toçi ka deklaruar se, “kupola drejtuese e Bankës së Shqipërisë duhet të japë dorëheqjen”.
Në deklaratën e tij për Ora News, Fatmir Toçi u shpreh se, “nëse guvernatori nuk jep dorëheqjen, atëherë skandali nuk mund të zbardhet”. Ndërkohë mësohet se brenda mazhorancës të tjera zëra pritet t’i bashkohen publikisht apelit që kërkon largimin e Fullanit./TCH
po PSE kaq problem per te perzene nje bir bushtre
Kur bushtra mbrohet nga Kryebushtrat behet e veshtire.
Si pune pa kuptim kjo puna juaj
Cila eshte arsyeja qe nuk deklaroni sa firma duhen?
Kujt I intereson kjo lista juaj “top sekret” pa informacion te sakte?
Keto firma i mbledh banditi Sali Berisha per te krijuar trazira ne Shqiperi!
Edhe qeveria po vepron gabim ,me keq se ne rastin e KIMIKATEVE SIRIANE:PO HESHT!
Mire atehere i kerkohej konfidencialiteti,po sot CFARE IKERKOHET qe hesht???
Pse duhen mbledhur keto firma pa na thene se ne cilin legjislacion bazohen???
Ne se ligji e pervakton,shkarkimin e Fullanit,te SHKARKOHET,ne se mungojne ligjet,atehere MAXHORANCA TE THERRASE KUVENDIN NE SEANCE TE JASHTEZAKONESHME dhe te miratoje AMENDAMENTET E NEVOJSHME PER SHKARKIMIN E FULLANIT!!!
Kujt i duhen pushimet e deputeteve para SKANDALIT BOTEROR TE VJEDHJES SE 95% te THESARIT TE BANKES SE SHQIPERISE???
Brace eshte aroplan pa bisht, Toci gagac ben diversion me regjizor Ramen, jane bashke keto dite.
O po sa te kete Ilir Meten e Edvin Ramen, s’e rruan fare Fullhani!
Populli i shkrete po mbledh firma, po ku do vene keto firma? Te Ilir Meta dhe pasi t’i shqyrtoje ne kosh te plehrave do i hedhe. Perseri populli i varfer mblidh firma, dorezo firma pa fund, ndersa zoterinjet hane ngjala qe u mbytshin ishalla!
? mblidhni 250000 firma po deshet, fluturoni edhe me preshe ne bythe, Fullhani sleviz qe andej…
Shkoni beni pak plazh dele
Shqipetaret e vertete do ti djeginte gjalle keta hajdute.