Dasmorët që bllokuan rrugën me mjete, gjobiten nga policia pas publikimit të fotove në FB

4 Gusht 2014, 15:56Kronika TEMA

Dasmorët që bllokuan për disa minuta një pjesë të rrugës Tiranë–Durrës, janë ndëshkuar nga policia me gjobë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës rreth orës 09:00, tek mbikalimi i Kamzës.

Denoncimi është bërë nga qytetarët në rrjetet sociale, pasi në sallën operative mësohet se nuk mbërriti ndonjë ankesë, mesa duket për shkak të kohës së shkurtër të bllokimit të autostradës.

Por ka mjaftuar ky sinjalizimin përmes publikimit të fotove në FB, që agjentët e policisë rrugore të zbulojnë pronarët e 3 motorrëve dhe t’i gjobisin ata.

Gazeta TemA ka siguruar fotot e momentin të bllokimit të mjeteve në komisariat. Mjetet e ndëshkuara janë:

Shërbimet e policisë rrugore mësohet se nuk ishin në afërsi të vendit kur u bllokua rruga, për shkak se ishte fundjavë dhe ditë plazhi dhe patrullat ishin duke zhvendosur për të përballuar fluksin e mjeteve në drejtim të Gjirit të Lalzit.

Ky nuk është rasti i vetëm kur Policia gjobit shoferët edhe pse nuk ishte në vendngjarje në momentin e shkeljes.

Pak ditë më parë, një shofer autobuzi u ndëshkua pasi u filmua nga udhëtarët teksa fliste në telefon teksa drejtonte mjetin në Llogara.

 

8 komente në “Dasmorët që bllokuan rrugën me mjete, gjobiten nga policia pas publikimit të fotove në FB”

  1. ali demsi says:

    Vjen era shtet

    1. Alex says:

      Si ore si? Po ato 3 makinat s class mercedes te 2014-tes u bllokuan apo jo? O cope mishi vjen era MUT qe ta hash ti se policia eshte zhvendosur tek gjiri lalezit ku jane politikanet qe ti krijojne atyre komoditet ne trafik. Rrote kari.

      1. Mercedesi says:

        Po mercedesi perse nuk u gjobit, apo nuk ja mbajti policise, kan gjobitur ate qe ishin te dobet,m disa katundar me honda dhe suzuki

  2. enter says:

    Ne nje kohe qe akoma vjen era injorance!!!

  3. en..........no bolja i bashkise says:

    vjen era fullan

  4. hahaha says:

    me mire vone se kurre!

    digj nje, zen ment te tjeret!

    kur do i vije rradha berishes, shpresojme pas fullanit, atehere do vije era shtet edi rama!

  5. ilir says:

    Ohooo! A thua po hypim ndonje paralele .e lart? Ti largohemi pak kamerunit thua?? Po jo mor jo!! Me nje lule as ka ardhe e as ka per t’ardhe pranvera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje