Paskuqan/ Sherr me armë në dasmë, tenton të qëllojë krushqit, plagos të afërmen

4 Gusht 2014, 09:22Kronika TEMA

Pas konsumimit të alkoolit dasma e një çifti të ri në Paskuqan është përgjakur. Shkaktar është bërë 33 vjeçari Uran Meta.

Në gjendje të dehur Meta i ka hedhur fjalë shoqërueses së nuses e cila ka ardhur me krushqit dhe ishte ulur pranë saj.

Pasi ka parë që Uran Meta po ngacmonte me fjalë shoqëruesen, njëri prej krushqve i është afruar dhe mes tyre ka lindur një konflikt i ashpër, i shoqëruar me dhunë fizike.

Në momentin që e ka parë veten të gjakosur nga krushqit, Uran Meta ka nxjerrë nga brezi pistoletën dhe ka qëlluar.

Një prej plumbave ka goditur aksidentalisht 23-vjeçaren Blerina Meta, e cila ka mbetur e plagosur rëndë.

23 vjeçarja ishte e afërme e autorit, i cili është vënë në pranga nga policia.

6 komente në “Paskuqan/ Sherr me armë në dasmë, tenton të qëllojë krushqit, plagos të afërmen”

  1. Mazllëmi says:

    Punë kafshësh, “me kulturë Ariane”, që dinë vetëm të hanë dhe të “ndërzehen”…(???!!!)

  2. United Kingdom says:

    Njerez kafsh.

    Ne dasem me pistolet.

    Ai duhet varur prej gjuhe. Idiot njeri.

  3. Klimax says:

    Kaubojsat ne Lindjen e larget!

  4. vej bast says:

    qe ka qene krushQI e dhjere.ku marin vesh paskuqanet c’fare eshte krushqia.

  5. fredi says:

    Miamistan Albanistan………….,Mu..stan

  6. berati says:

    po shqiptaret jan trioma vetem per njeri tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje