Deri sot ka shkuar në tetë numri i të arrestuarve për skandalin e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Prokuroria e Tiranës firmosi 6 urdhër-arreste gjatë të enjtes për 5 punonjës të Bankës Qëndrore si dhe për nipin e Ardian Bitrajt, personit i cili nxirrte paratë nga kasaforta.
Sipas prokurorisë ka dyshime të forta se 5 punonjësit me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke i dhënë ndihmë Bitrajt për vjedhur për katër vite bankën e shtetit.
Të enjten e 31 korrikut gjykata vendosi masën arrest me burg në mungesë për Petrit Ramohitaj me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, Liljana Tusha, specialiste e arkës në veprim, Lavdim Cani, specialist i arkës stok, Myzejen Belba, specialiste e arkës stok, dhe Dhimitër Davidi, me detyrë vëzhgues-operator.
Për këta persona sëbashku me një punonjës të gjashtë të shpallur në kerkim, prokuroria thotë, se me veprimet e mos veprimet e tyre ata kanë krijuar mundësi për vjedhjen lehtësisht të lekëve, pavarësisht se të dyshuarit kishin për detyrë të rakordonin kartmonedhat që hynin e dilnin nëpërmjet sporteleve përkatëse.
Sipas prokurorisë vëzhguesi i kamerave, Dhimitër Davidi kishte detyrë të mbikëqyrte kamerat e të raportonte çdo anomali, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se ai i ka parë veprimet e Ardian Bitraj, teksa shfaqej duke mbushur thasë plastikë me kartmonedha, lëvizte nga ky sektor duke u drejtuar në tualet ku edhe i fshihte në trup.Sipas porkurorisë të gjitha këto veprime nuk janë raportuar.
Bitrajt duke i patur vartes,duhet ti kete kercenuar me pushim nga puna.
Ky ka qene njeriu i besuar i Governatorit,sherbetori i tij.Guximi i tij perpara kamerave dhe njerzve,flet per nje mbrojtje te sigurte.
Hetuesia duhet ta bej te flase Bitrajn
Dhe spaska pergjegjesi guvernatori? kjo eshte pergjegjesi fare e qarte. Vetem Rama dhe Meta nuk e kuptokan!
Rrofte KURBErnatgori dhe Rama qe mbron institucionet e pavarur nga populli, qe kane detyre te shkerdhejne popullin.
Me ben pershtypje kur permenden emerimet ne banken e shqiperise apo si ja ka mbyllur gojen Fullhani politikes nuk permendet kurre vajza e Bamir Topit dhe Mbesa e Alfred Moisiut apo vajza e Rubena Moisiut.Apo keta i kemi te Rilindjes dhe nuk duhen permendur
Neser me siguri do shkruani qe i nxirrte me Eskavator dhe me pas i ngarkonte parate ne Kamion , Gazetare te papergjegjshem qe lini vend per spekulime te theksuara per ata qe lexojne artikujt tuaj.
Fytyre tipike korraku,do te thoshte turkofagosi….
Heshtja e turpshme e politikes per kete skandal, tregon shume mire, se cfare llumi na perfaqeson.
SI MUND TE LIHET AI GUVERNATOR NE BANKE KU DHE NGA PAMJA KUR DEL NE TELEVIZOR DUKET QE ESHTE MAFIOZ DHE SI KA MUNDESI NJE NJERI I PAFATE POR VETEM PER TE MARRE ATE VEND PUNE KA DHENE MILIONA LEKE SI DHE TE BASHKESHORTES SE TIJ TE DY ME TE PAFTIT MBAJEN KETO POZICIONE PUNE POR ATY BRAVJU QOFTE KUR NUK KA SHTET