Policia është vënë në kërkim të autorit të dytë të tentativës për grabitje me armë që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Vlorë.
Ndërkohë në pranga ra gjatë tentativës për grabitje Ergys Vasili.
Tentativa e vjedhjes ndodhi të martën rreth orës 22.00, në zonën e Skelës.
Një kazino u tentua të grabitej nga dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri, kallashnikov.
Gjatë momentit të grabitjes është hasur në rezistencën e një personi që ndodhej brenda në kazino.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Patrullës së Policisë që ndodhej në zonë u kap dhe arrestua në flagrancë Ergys Vasili, si dhe sekuestrua arma e krimit.
Pas dëshmive të marra u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori tjetër në grabitje.
malokeria = qeneria