Prangosen 5 të rinj, tentuan që të rrëmbejnë kamarieren 18- vjeçare

26 Korrik 2014, 16:55Kronika TEMA

Pesë persona u vunë në prangat e policisë në Sarandë, pasi tentuan që të rrëmbejnë me dhunë një vajzë 18- vjeçare, me qëllimin për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Vajza me inicialet I.M ishte shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga shtëpia.

Për momentin ajo punonte në një lokal.

Të arrestuarit janë Ermal Taka, Pëparim Breçani, Arlind Maroshi, Ramiz Cenaj dhe Arjan Kabili.

“Këta shtetas, në bashkëpunim, duke ushtruar dhunë fizike dhe me armë të ftohta, i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë shtetases M. I., 18 vjeç nga Tirana, e shpallur në kërkim si e larguar nga banesa, të cilën e kanë marre me force në një lokal në Sarandë ku punonte si kamariere. Në banesen e këtyre shtetasve u gjenden maska e armë të ftohta, të cilat kishin shërbyer për kryerjen e krimit.

Gjithashtu filloi procedimi penal ne ngarkim te shtetasit Endri Arjan Kabili, vjeç 20, lindur e banues Shijak. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të shtyjë për të ushtruar prostitucion shtetasen e mësipërme me inicialet M. I”, thuhet në njoftimin e policisë.

2 komente në “Prangosen 5 të rinj, tentuan që të rrëmbejnë kamarieren 18- vjeçare”

  1. demi says:

    Krimi eshte ulur ne 15% .

  2. tourkofagos says:

    pune korrakesh………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje