Efektivët e policisë që morën pjesë në aksionin e Lazaratit ende nuk e kanë marrë shpërblimin që iu është caktuar nga ana e qeverisë.
Burime nga radhët e forcave blu sqarojnë për GSH se deri ditën e djeshme, lekët që iu janë premtuar pas operacionit të Lazaratit nuk iu kanë kaluar në llogaritë e tyre bankare.
Vendimi për shpërblimin e punonjësve të policisë është miratuar nga Këshilli i Ministrave që në datën 9 korrik të këtij viti, por ende nuk është vënë në zbatim.
Forcave të policisë iu premtua se brenda një jave nga ekzekutimi i këtij vendimi do t’u jepeshin edhe lekët, por që prej miratimit të këtij vendimi kanë kaluar dy javë dhe deri tani efektivët nuk i kanë marrë lekët që iu janë caktuar.
Ministria e Brendshme sqaroi se “është e vërtetë që lekët nuk u kanë kaluar punonjësve të policisë, por këtu nuk bëhet fjalë për vonesë, por është thjesht zbatimi i procedurave, që nga miratimi i vendimit në qeveri, deri në kalimin e lekëve në llogaritë e policëve. Por brenda kësaj jave lekët do u jepen, më saktë brenda këtyre tri ditëve”.
Qeveria vendosi që, çdo efektiv policie që ka marrë pjesë në këtë operacion, do të marrë shpërblim deri në dy paga mujore.
Në total është caktuar një fond prej 100 milionë lekësh për punonjësit e policisë.
Dhe as keni per ti marre ndonje here!
PRIT BAR SA TE MBIJE GOMAR!