Tahiri: Hoqëm nga duart e krimit 2.7 miliardë euro. Akuza gjyqësorit

23 Korrik 2014, 15:46Kronika TEMA

Me operacionet e fundit, kryesisht ndërhyrja në Lazarat, policia ka hequr nga duart e krimit 2.7 miliard euro.

Por pyetja që qëndron ende, sipas ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është se “këto miliarda që sot ka asgjësuar Policia e Shtetit, në cilat duar përfundonin dje?!…” Ndërsa pasuria e sekuestruar si pasojë e pastrimit të produkteve të veprës penale, është 10 milionë euro.

Megjithëse beson se Policia është shkëputur nga e djeshmja, ministri Tahiri deklaroi në raportimin publik për 300 ditët, se drejtësia vuan ende nga gjyqësori i korruptuar. “Në 300 ditë janë ndaluar 2464 autorë, kuptohet të gjithë këta nuk janë sot në burg, sepse edhe këta kanë mundur të paguajnë drejtësinë, atë segment të drejtësisë që me paligjshmërinë e tyre dhe me pasurinë e paligjshme që kanë fituar, kanë mbledhur para për të paguar edhe çmimin e drejtësisë”, u shpreh ai.

Ministri tha se kriminaliteti i fshehur është plaga e vërtetë e shoqërisë sonë.

“Nuk ka si të ketë mundësi, që për vitin e kaluar në Shqipëri, raportohen krime për 100 mijë banorë, 4 herë më pak se Kroacia, 8 herë më pak sesa Kosova, apo 20 herë më pak sesa Danimarka apo Gjermania! Jo sepse këto vende janë më pak të sigurta sesa Shqipëria, por sepse qytetarët raportojnë gjithçka”, nënvizoi kreu i Ministrisë së Brendshme.

Tahiri apeloi për një presion më të fortë të vetë shoqërisë, pasi masat shtrënguese të policisë, nuk mjaftojnë për të ulur numrin e aksidenteve.

“6188 patenta janë pezulluar në 300 ditë dhe pavarësisht numrit të uljes së aksidenteve ato prapë mbeten shumë, krahasuar me mesataren ose normën mesatare e aksidenteve me pasojë vdekjen për 100 000 mijë banorë në BE”, deklaroi Ministri.

8 komente në “Tahiri: Hoqëm nga duart e krimit 2.7 miliardë euro. Akuza gjyqësorit”

  1. valoni says:

    Ju lumte.. Puna duket qe nga lazarati gjer ne rruge

    1. holta says:

      Puna ka qene e mire por mos ndaloni

  2. Shoku says:

    do ishin injektuar ne treg ato leke o padhosh.Ku do ti marresh tani me?

  3. hendi says:

    ne 300 dite ka rilindur policia e shtetit.

    1. deni says:

      policia e ndryshuar ne kto 300 dite, nje polici qe punon per te miren e ktij vendi edhe jo per interesa personale klienteliste.

  4. Taj Mahal says:

    Dakord, paskeni hequr nga duart e krimit 2,7 miliarda dallar, po ku i çuat?

    1. Gjergji says:

      o rryp nuk eshte se jan mare leke te thata ne dore 2.7 miliard. Por droga, armet, etj etj, bashke me nje sasi lekesh, te gjitha bashke kane nje vlere prej 2.7 miliard.

  5. erghalhasdfl anticensurë says:

    “…..ndaluar 2464 autorë, kuptohet të gjithë këta nuk janë sot në burg, sepse edhe këta kanë mundur të paguajnë drejtësinë, …..”
    ky o ëhstë trap o bën vetë!!
    jo çdo kush që arretohet nga policia është i fajshëm!!në 2500 veta ka mundësi që shumë perj tyre të dalin të pafajshëm!vetëm japonia ka një dënushmëri prej 90-95% të arrestimeve!!vëndet e tjera e kanë shumë shumë poshtë!!
    “kanë paguar drejtësinë”-ky është një pohim i trashë që nuk i lejohet një njeriu të thjeshtë,nuk i lejohet një opozitari por në asnjë mënyrë një ministri në pushtet!!
    injoranca në shqipëri ëhstë ulur këmbëkyq në krye të oxhakut!!
    këtë e shohim tek linçimi që filloi rama me gjin gjonin etj!!
    medias i lejohet të hedhë hipoteza por në asnjë mënyrë K/ministrit,ministrit!!këta injorantëpolitik por të zellshëm në bërjen e saj nuk mendojnë për pasojat që këto linçime/fjalë që ata bëjnë e thonë!!
    pohime të tilla bëhen vetëm në rastet kur është provuar faji,kur është dhënë dënimi i formës së prerë!!në rastin e drejtësisë nuk mund të bëhet përgjithësim!!mund të flitet vetëm me emra të veçantë dhe jo me përgjithësime!!
    pavarsisht se unë vet personalisht jam i një mëndje me atë që thotë tahiri,për drejtësinë në përgjithsi,pavarsisht se jam i një mëndje me ramën për atë që ai thot për një person me emër të përveçëm,unë prap nuk mud të pranoj këto deklarime prej injorantësh nga ana e tyre!!
    tregon vetëm një nivel amator,injorant të njohjes së rregullave të edukatës,ligjeve civile dhe penale,dhe nuk është aspak qytetare/civile!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje