Braçe: Pse INUK, nën varësinë e qeverisë, i shërben mafias së betonit të Bashës?

19 Korrik 2014, 10:22Kronika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe, akuzon se Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është vendosur në dispozicion të mafias së Lulzim Bashës, edhe pse është në varësi të qeverisë.

“Lulzim Basha është pushtetari më i korruptuar në këtë vend, nuk tërhiqet.

Po një pyetje kam: Po INUK i qeverisë çfarë kërkon pas kësaj marrëzie?

I ka mbetur fare pak kohë dhe ka vetëm një synim: Ti shërbejë me kantiere të reja ndërtimi atyre që paguan pushtetin  tij në Bashkinë e Tiranës, mafias së betonit.

T’i shërbejë me “rrugë” kombëtare njërit prej mafias së betonit që ka ndërtuar këtu 24 kate të cilat nuk kanë ku shfryjnë. Ti shërbejnë me rrugë kombëtare pagatorëve të tij të qendrave tregtare që kanë nevojë për klientë  pa vonesë.

Nuk ka pikë rëndësie për këtë horr se 1200 banorë, familjarë, pleq e fëmijë dëmtohen, rrezikohen në jetën e tyre të përditshme, shkatërrohen përfundimisht pronat e tyre ku kanë investuar! Nuk ka pikë rëndësie për këtë horr se parkut të Tiranës i hiqet një goxha brez pishash!

Për këtë horr kanë rëndësi veç klientët e tij të mafias së betonit!

Unë jam shumë i qartë me Lulzim Bashën dhe klientët e tij. Ajo që nuk kuptoj unë ka të bëjë me:

Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nën varësinë e qeverisë. Po INUK çfarë kërkon?

Si ka mundësi që angazhohet tërësisht në hapjen e kantierit për mafian e betonit të Lulzim Bashës?

Tri ditë më parë, një zyrtar u këtij INUK-ut, të cilin në Tiranë e njihkan si Ban Laci, është sjellë vërdallë këtej dhe pasi ka takuar disa familjarë ka mbajtur edhe një leksion për ta:

Nuk na intereson fare se i preken interesat Erion Braçes, ne do të hapim territorin për rrugën, ju ka thënë. Për këtë të fortin e INUK dhe për gjithë të tjerët:

Unë nuk kam asnjë interes të përveçëm në këtë histori. Nuk kam as truall, as shtëpi private, as pronë në pyll dhe nuk dua të ndërtoj pallat me 13 kate këtu!

S’kam as para për këtë, as dëshirë të merrem me beton.

Besoj kjo është e qartë për horrin Basha dhe natyrisht edhe për këta të INUK! Besoj edhe për qeverinë. Vetëm një interes kam si banor e qytetar: Sigurinë e jetës për vete, fëmijën tim dhe të banorëve të tjerë këtu. Kaq!

Dhe natyrisht sigurinë e jetës nuk kam e nuk kemi ndërmend ta lëmë të cenojë Lulzim Bashën dhe gjithë të tjerët, pavarësisht si e kanë emrin,” shkruan Braçe në FB.

14 komente në “Braçe: Pse INUK, nën varësinë e qeverisë, i shërben mafias së betonit të Bashës?”

  1. dritani says:

    O Braçe nga Durresi ke kaluar dhe a ke ndonje koment per mafien e betonit?!

    1. mz says:

      Nje zbulim kurajoz:-Horr!-Permbajtje substanciale
      per Lulzim Bashen,eshte edhe percaktimi me i sakt qe i
      takon ketij njeriu.
      Horr! Ne vjedhjen e milionave ne Rrugen e Kombit!
      Horr! Ne Vrasjen e kater te pafajshem ne 21 Janar!
      Horr! Ne Shitjen e Detit!
      Horr ne vjedhjen e Votave per ne Bashki!
      Horr!Me Pallatin ne bregdetin Jon! dhe
      Horr! Horr! Horr! dhe sefundi
      Horr! Ne betonizimin e Exilences ne tokes Tiranase!
      Atehere C,duhet te bejme?- Ta Durojme?!

    2. jiimi says:

      oje gore kure do ta zhdukni preje paralalalamentittttttttt super kriminelin apo ju puno grate e motrat ne italjani e ju jepe EU KURVE BURRE

  2. zambi says:

    Mafian e beronit e ke ne krye te qeverise z. Brace. Z. Rama, pasi e pastroi Tiranen ng kioskat, e betonizoi ate. Ka dy vjet qe nga bashkia nuk jane dhene leje ndertimi. Ata qe kane leje i kane marre nga kryetri yt. Prandaj dhe Inuk po jep ndihme, se po ndihmon ata qe moren leje nga kryetari juaj.
    Doni te na beni dhe budallenj tani.

  3. ed snobisti says:

    ushtar zydiu ne raport

  4. Prefekti says:

    Po kur nuk di ti se cfare te thuash qe je ne mazhoranc cfare pret nga ne si popull o Erion Brace?!

  5. Treviso says:

    Braçen do ta vendosja komandat grupi per shpartallimin e mafjes shqiptare. Eshte njeriu me i fuqishem i P.S.
    Fuqia e zotit Braçe Vjen nga pastertia e shpitit qe ka. Ne qeverine shqiptare, sot te fuqishem jane vetem ato qe kane duart e pastra. Vetem ato do kene suksese ne luften kundra mafjes shqiptare.

    1. A.L says:

      Une mendo qe fuqia i vjen nga sarina qe ka pire dhe e ka bere kreshnik me zemer (se me trup eshte gishto)

  6. en says:

    Brace leni pordhet si i forte. BJERI DREJT SE KU TE JAN PREK INTERESAT. Ose te kan ofru ndonje thele.
    Nuk llap kot per partine ti. Hapja e rrugeve duhet te perfundoje. INUK po prish te rruga Elbasanit qe ta mbylli ate qe ka nis dhe tek Selita per te bashkuar UNAZEN E MADHE. Ku e ke te keqen Brace, apo iu prish oborri i hotelit ndonje te forti??????

  7. once more says:

    per kete horr vetem klientet e tij kane rendesi, ashtu sic per ty more brace kane rendesi vetem klientet dhe farefisi yt: http://bit.do/Zogu-ma-i-mire-prej-kejtve

  8. tourkofagos says:

    Erion,ligjshkelja ka vetem nje emer:
    -DENIM KAPITAL!
    te tjerat jane pordhe me rigone………..

  9. mirel says:

    Rrigon, jo rigone si turkofak.
    qe ketu fillon denimi kapital

    1. tourkofagos says:

      qepe ti ore qafpalar Stamboli………

  10. UN says:

    Mendoj qe ky vend e ka te veshtie te behet,arsyeja e veteme esht se zoti BRAçE ngre nje problem ne interesin ton dhe ka ca kanibal qe komentojn ktu qe jan kunder problemit qe ngre BRAçIA qe esht kryekeput ne interesin ton,ktu gjen njerez me llogjik parahistorike njerez qe jan kunder interesit vet vetem ne kte vend gjen dhe kjo esht arsyeja qe ky vend e ka te veshtir te behet,se ktu rrespektojn kriminelin horrin vagabondin e politikes dhe sulmojn ata qe luftojn dit nat te bejn diçka per ne qe nuk kemi kurr far fai se ne mesin ton ka dhe kanibal qe urrejn veten dhe mirqenien e fmive te tyre,nuk esht pushtlliku qe te ben gjithmon njeri o njerez iku koha pushtave me SALIUN,ne kohet qe po vijn pushtlliku kerkon fines dhe klas jo kafsheri siç kerkoni ju.BRRAVO BRAçE RRESPEKTE PER KARAKTERIN DHE PERSONALITETIN SHUM PO SHUM TE MUNGUAR NE KTE VEND KTO NJIZET E KATER VITET E FUNDIT NE KTE POPULL?PER POLITIKAN SI TY KAN NEVOJ PJESA E POPULLIT QE DO SHTET DHE JET KORREKTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje