Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa zhvilloi një takim me drejtues të kompanive celulare që operojnë në vend. Në këtë takimin e zhvilluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës morën pjesë edhe përfaqësues të bankave të nivelit të dytë.
Në qendër të takimit është mundësia për të patur akses në kamerat e sigurisë së subjekteve. Kjo mundësi e aksesit tek kamerat e sigurisë, ka për synim parandalimin e kriminalitetit.
Policia e shtetit, në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në vend, po merr një sërë masa për parandalimin e rasteve të kriminalitetit si dhe vënien para drejtësisë të autorëve.
bravo, aksione te tilla jane mese te nevojshme!
Po shkelet e drejta Kushtetuese e privacise! Keta majmuna do te kerkojne qe te vendosin kamera edhe kur njerezit shkojne ne banjo! Keta po ngaterrojne kekun me byrekun. C’do shtetas ka te drejten ligjore te privacise. Kjo eshte diktature dhe nuk mund te tolerohet. Kushtetuta e Republikes shprehet qarte per te drejtat e shtetasve qe nuk jane ne investigim nga policia dhe nuk ka nje urdher nga prokuroria dhe gjykatat.
Ky eshte problemi me i madh ne Shqiperi. Ligji nuk zbatohet, dhe gjykatat nuk funksionojne per te gjetur te drejten ne baze te ligjit.
Cfare vjedhjesh qe bejne keto kompanite celulare ne AL .. si askund tjeter. Verjuni free abuzuesve dhe fusni dhe kompani te tjeras se keta nuk u ngopkan dhe nuk njohin kufije…