E denoncoi qytetari për vjedhjen e pompës së ujit, SHKB vë në pranga policin

14 Korrik 2014, 16:25Kronika TEMA

Një punonjës policie ra në pranga për vjedhje.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi Halil Picarin, me detyrë punonjës policie i Ruajtjes së Objekteve në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë.

Burime pranë hetimit i thanë TemA-s se Picari u kap pasi dyshohet për vjedhjen e një pompe uje të një pallati dhe të disa materialeve të tjera.

53-vjeçarit iu gjetën në banesë materialet.

Por në dëshminë e parë para agjentëve të SHKB-së, Picari ka thënë se e kishte gjetur të hedhur në rrugë pompën dhe nuk ishte e vërtetë se e kishte vjedhur.

SHKB u vu në lëvizje nga denoncimi i një qytetari për sendet e humbura.

 

1 komente në “E denoncoi qytetari për vjedhjen e pompës së ujit, SHKB vë në pranga policin”

  1. Haxhidajaku says:

    Turp per nje punonjes policie.Ka edhe shume te tjere si puna e ketij.Filloni pastrimin nga rradhet e policise te ketyre mostrave hajdute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje