Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore: Kuvendi dhe Qeveria kanë mjetet ligjore për reformimin e drejtësisë

10 Korrik 2014, 19:37Kronika TEMA

Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore e konsideron mëse urgjente të angazhohet për forcimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor për rritjen e efektivitetit, përgjegjësisë dhe llogaridhënies si dhe luftës pa kompromis  kundër korrupsionit.

Përmes një deklarate për mediat bëhet e ditur se Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqsore Kombëtare, i mbledhur sot me nismën e më shumë se 1/3 së anëtarëve të tij, shqyrtoi me shqetësim situatën e krijuar  kohët e fundit rreth deklaratave e qëndrimeve publike lidhur me punën, problemet  dhe performancën e  pushtetin gjyqsor.

I ndërgjegjshëm për sfidat dhe detyrat që shtrohen përpara pushtetit gjyqsor, Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore, si organi përfaqësues i Konferencës Gjyqësore Kombëtare shton se ato përcaktohen qartë  edhe në Progres Raportet e BE si prioritetet të punës sonë të përditshme.

“Për arritjen e objektivave të mësipërme, pushteti legjislativ dhe ekzekutiv kanë në dorë mjetet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për reformimin e mëtejshem të  pushtetit gjyqësor. Por në këtë proces është e nevojshme bashkëpunimi me të gjithë operatorët e sistemit të drejtësisë. Pushteti gjyqësor  mbështet këto nisma, mbështet reformimin  dhe shpreh gatishmërinë të kontribojë  në këtë proces të rëndësishëm dhe jetik për vendin”, thuhet në deklaratën për mediat.

Gjithashtu, Këshilli shpreh shqetësimin e të gjithë gjyqtarëve  të të gjitha niveleve, në lidhje me disa deklarata e qëndrime publike të ditëve të fundit  të cilat i drejtohen  në masë e pa dallim  të gjithë  gjyqtarëve.

“Etiketimi  i masës së përgjithshme  të gjyqtarëve dhe identifikimi i tyre  në tërësi  me fenomemet negative  e vështireson  punën  e çdo gjyqtari, cënon  pavarësinë   e pushtetit gjyqsor dhe  dëmton misionin e dhënies së drejtësisë”, nënvizon ky Këshill.

Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqsore,  distancohet qartësisht dhe dënon me forcë  çdo shfaqje korruptive në sistemin e  drejtësisë.

Ai i bën apel institucioneve dhe organeve shtetërorë të të gjitha pushteteve, medias e opinionit publik që të kontriboje për të luftuar pa kompromis këtë fenomen të shëmtuar që cënon rëndë interesat e shtetit dhe të qytetarëve. Kjo luftë kërkon masa e veprime konkrete, ndaj personave e individëve përgjegjës, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin, pa bërë përgjithsime  denigruese

1 komente në “Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore: Kuvendi dhe Qeveria kanë mjetet ligjore për reformimin e drejtësisë”

  1. reformimin says:

    Sot duhet zbatimi i tyre dhe jo rishikimi non stop

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje