Lëvizin drejtorët e Policisë së Kufirit, Kaçorri në krye të Tiranës

8 Korrik 2014, 11:54Kronika TEMA

3 nga 12 Drejtoritë e Kufirit në Policinë e Shtetit janë prekur nga ndryshimet e drejtuesve të tyre.

Në krye të Drejtorisë së Kufirit në Tiranë është emëruar Fran Kaçorri, duke zënë vendin e Rakip Kazanit.

Kaçorri ka qenë edhe më herët në këtë detyrë deri në vitin 2007, për të kaluar më pas për 5 vite, shef i eskortës së shoqërimit të ish- Presidentit Bamir Topi.

Me firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit Artan Didi, në Korçë është emëruar Gëzim Goxhaj, ndërsa Drejtor i Kufirit në Kukës është prej pak ditësh Dashamir Spaho.

1 komente në “Lëvizin drejtorët e Policisë së Kufirit, Kaçorri në krye të Tiranës”

  1. Mirditori says:

    bravo “rilindja” fut ne pun kandidatin per deputet te bamir topit.Ky i ka ba zbor njerzve kur punonte ne rinas edhe shkollen e ka marr me mik sepse i thoshte pedagogut qe jam quni xhajes B.Kacorrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje